LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Evazion fiskal prej 18 miliardë lekësh/ Në pranga 13 persona, mes tyre dhe biznesmenë  

17 Janar 2019, 08:27, Aktualitet CNA
Evazion fiskal prej 18 miliardë lekësh/ Në pranga 13 persona, mes

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 13 personave, të akuzuar për evasion fiskal, ndërsa 12 të tjerë mësohet se janë shpallur në kërkim.

Mësohet se FFirmat e krijuara lëshonin fatura fiktive për tu rimbursuar me TVSH, gjë e cila ka shkaktuar në buxhetin e shtetit një dëm prej rreth 18 miliardë lekësh.

Hetimet për këtë rast janë kryer nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka nxjerrë edhe urdhër arrestet.

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se ndër personat e kërkuar janë edhe disa biznesmenë të njohur, por hetimet për ta janë ende të hapura dhe konsiderohen si truri i kësaj skeme që ka përfshirë jo vetëm Tiranën.

Skema e mashtrimit është konstatuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimore e Tiranës, duke ia referuar materialet më pas Prokurorisë.

Ende nuk dihen të tjera detaje, ndërsa operacioni është në vijim?

Lajmet e fundit nga