LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëzimi i Balilit/ Petro Koçi akuza opozitës

17 Janar 2019, 13:24, Aktualitet CNA
Dorëzimi i Balilit/ Petro Koçi akuza opozitës

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, është një ndër zërat që ka reaguar në lidhje me vetdorëzimin e Klement Balilit në polici.

Në një postim në rrjetet sociale, Petro Koçi shkruan se dorëzimi ka ardhur si pasojë e shtrëngimit të lakut nga agjensitë ligjzbatuese, ku përfshihet edhe kontributi i agjensive partnere.

Gjithashtu Koçi thekson se deklaratat nga analistët e opozitës, që gati po e quajnë fatkleqësi dorëzimin e Balili, inkurajojnë botën e krimit.

?Analistet e opozites gati po na e quajne dorezimin e Balilit fatkeqesi! Dhe po lene pershtypjen sikur dorezimi erdhi nga qefi e jo nga halli. Une nuk besoj se dorezimi erdhi si pasoje e shtrengimit te lakut prej opozites. Por prej lakut te agjensive ligjzbatuese ku perfshihet edhe kontributi i agjensive partnere. Komentet opozitare nuk inkurajojne veprimin e drejtesise, por inkurajojne boten e krimit. Ne fakt kjo qe ndodhi eshte nje goditje e madhe per boten e krimit.?-shkruan Petro Koçi në postimin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga