LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balili në qeli/ Ish-drejtuesi i lartë i policisë nxjerr “blof” Lleshajn

17 Janar 2019, 10:32, Aktualitet CNA
Balili në qeli/ Ish-drejtuesi i lartë i policisë nxjerr

Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Mit?hat Havari ka komentuar sot vetëdorëzimin e Klement Balilit në polici.

I ftuar në studion e lajmeve në Fax News, Havari u shpreh se Balili është vetëdorëzuar dhe ky është një fakt i patjetërsueshëm, pavarësisht se ministri Sandër Lleshaj do ta shesë si një operacion të Policisë së Shtetit.

?Kur Balili ishte një person shumë i kërkuar ndërkombëtarisht u vunë në dispozicion 100 mijë dollarë, regjisori Pëllumb Kulla thotë që ato para i takojnë atij tashmë që u dorëzua. Klement Balili mbasi priti tre vite dhe shteti dhe policia nuk e gjeti dot, mbasi krijoi situata të përshtatshme për veten e tij u vetëdorëzua. Ai i ka mbyllur problemet e veta, këtu nuk ka operacion të sofistikuar policor, dhe as punë të mirëorganizuar.

Edhe unë po të isha Ministër i Brendshëm do të thoja që ishte një sukses. Balili ka qenë i izoluar, ndërkombëtarisht i kërkuar, nuk shkon kjo punë që të flasësh për negociatat në momentin që ai është vetëdorëzuar. Ai ka pasur presion nga policia dhe nga organet ligjzbatuese, kjo nuk diskutohet.?-deklaroi Havari.

Më tej ai paralajmëroi se kjo çështje do të ketë të njëjtin fund si ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

?Unë e dëgjova dhe avokatin e tij Sollakun që tha se nuk ka prova të forta që e rëndojnë pozitën e tij. Ne kemi politikanë sharlatanë të majtë dhe të djathtë që kanë pasuri marramendëse.

Ai është thjesht një injorant, një njeri pa kulturë, unë besoj se kjo çështje do të përfundojë njësoj si rasti Tahirit. Ka vetëm fjalë dhe llafe në përgjime dhe nuk ka asnjë provë serioze. Prokuroria ka rënë vërdallë dhe ende nuk ka gjetur prova për Tahirin, nuk mund të dënohen më njerëzit si në kohën e komunizmit?, u shpreh Havari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga