LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aleatët presion Bashës/ Paralajmërimi i fortë i Agron Dukës

17 Janar 2019, 09:53, Aktualitet CNA
Aleatët presion Bashës/ Paralajmërimi i fortë i Agron

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po përballet me presionin dhe pakënaqësitë e aleatëve, për shkak të Reformës Zgjedhore.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka paralajmëruar largimin nga koalicioni me Bashën, dhe shkakmund të bëhët reforma zgjedhore, e cila sipas tij dëmton partitë e vogla.

Në një intervistë për Ora Neës, Duka akuzoi Bashën për mungesë serioziteti. Ai tha se ndryshe nga premtimet, Partia Demokratike po kërkon të mbajë të pa ndryshuar kodin. Edhe kundrejt mundësisë së bojkotoit të zgjedhjeve, Duka ishte i prerë kur tha se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhje.

Reforma zgjedhore duket se do të vendosë në pozita të vështira kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me aleatët e tij opozitarë.

Agron Duka, paralajmëroi ndërprerjen e kontratës politike me demokratët.

?Ky lloj qëndrimi ndaj kodit zgjedhor është në dëm të gjithë partive aleate të PD-së. Pikërisht kjo është ajo që ndoshta Partinë Agrare Ambjentaliste mund ta ndajë nga koalicioni opozitar?-tha Duka.

Duka i ishte i prerë dhe në faktin se PAA, pavarësisht çdo vendimi të demorkatëve do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore.

?Ne e kemi bërë njëherë këtë gabim dhe u penalizuam, ishim në tendën e madhe të opozitës para zgjedhjeve parlamentare. Kurse sot nëse bëhet një tendë e tillë simbolike, ne jemi në zgjedhje.?-deklaroi kreu i PAA.

Po ashtu ai tha se opozita i ka kapacitetet për të rrëzuar Ramën, por siç u shpreh ai, shqetësues është fakti se gjithmonë para betejave elektorale ka një trembje të opozitës.

? Kjo që më tremb është se sa herë vinë zgjedhje duket sikur ka një falë luhatje dhe gjithmonë fillohet dhe mendohet njëfarë tende që të kalohet në një qeveri teknike, të mos hyhet në zgjedhje më këtë Kryeministër, etj.?-përfundoi fjalën e tij, kreu i PAA, Agron Duka.

Lajmet e fundit nga