LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-mesazh i Gjiknurit pas shkarkimit si ministër i Infrastrukturës

16 Janar 2019, 19:15, Aktualitet CNA
Video-mesazh i Gjiknurit pas shkarkimit si ministër i Infrastrukturës

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, në një postim në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë ata persona, me të cilët ka bashkëpunuar.

?Në përfundim të angazhimit tim si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, më lejoni të ndaj me ju disa falenderime, për ata që ishin bashkëudhëtarë për 5 vite e gjysmë në këtë rrugëtim të rëndësishëm drejt ShqipërisëQëDuam?-thotë ai.

Me anë të një video-mesazhi, Gjiknuri kujton të gjitha arritjet që janë bërë gjatë pesë viteve që ai ka drejtuar ministrin e Infrastrukturës.

Ish-ministri thekson se gajtë kësaj periudhe u bë e mundur që ankresat të bien në vetëm 0.27% të totalit që ishte.

?Numri i ankesave mujore është vetëm 0.27% e totalit që ka qenë. Fituam kapacitet gjeneruese të energjisë.

Në vetëm një vit e gjysëm arritëm të mbyllnin 27 kontrata për rrugët dhe firmosën 11 të reja.?- u shpreh ai.

Në fund të videos, Gjiknuri falenderon kryeministrin Edi Rama dhe i uron sukses ministres së re të Transporteve, Belinda Ballukut.

?Një falenderim i veçantë për kryeministrin Edi Rama, për besimin dhe mbështjetjen që më dha mua si ministër. I uroj suksese ministres së re, kam besimin që ajo do arrijë të ketë arritje të shpejta.?-tha Damina Gjiknuri./CNA.al

Lajmet e fundit nga