LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Valbona Salimllari pranon më në fund ndërhyrjen estetike në fytyrë

16 Janar 2019, 09:53, Lifestyle CNA
Valbona Salimllari pranon më në fund ndërhyrjen estetike në

Ndërsa mbetet një nga gratë më të bukura shqiptare, Valbona Selimllari na ka habitur shpesh me faktin që te ajo vitet nuk lënë asnjë shenjë.

Nuk i shohim asnjë rrudhë apo ato rrathët e zinj poshtë syve, sikur të mos mbushë 47 vjeçe këtë vit, por sikur qëndron gjithmonë te të 20-tat.

Dhe në fakt sekreti qëndron te një ndërhyrje me gjilpër, që ish-Missi i parë shqiptar i ka besuar lëkurën e saj të fytyrës.

Në një video të publikuar nga Valbona Selimllari, ajo shfaqet duke kryer trajtimin e fytyrës ?mesotherapye? me ?bioregen?. Ky i fundit në fakt është një teknikë mjekësore, që nënkupton injektimin me gjilpërë të masës në formë xheli steril dhe me bazë acidi hyaluronic.

Lënda që injektohet në fytyrë mbi indet redukton rrudhat në lëkurë nëpërmjet hidratimit dhe restaurimit dermal të indeve.

Ndërsa në postim tregohet momenti kur bëhet trajtimi, duket se Valbona është mësuar prej tij dhe nuk e ndjen aspak dhimbjen.

Lajmet e fundit nga