LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i emërimeve në burgje/ Zbardhen detaje tronditëse

16 Janar 2019, 14:00, Aktualitet CNA
Skandali i emërimeve në burgje/ Zbardhen detaje tronditëse

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat i është përgjigjur ministres së Drejtësisë Etilad Gjonajt në lidhje me punësimet partiake në burgje.

Vasili u shpreh se është duke risjellë edhe njëherë provat e këtij skandali, për ministren e Drejtësisë dhe të gjithë ata shqiptarë që nuk kanë mundur t?i shikojnë.

?Meqë qeveria shqiptare ka kërkuar prova dhe ministrja e Drejtësisë ka kërkuar provë për çështjenh e punësimeve partiake në burgje, për të gjithë qytetarët shqiptarë që nuk kanë mundur ta shohin këtë gjë, po ju ripublikojë fjalë për fjalë çfarë ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve për këtë gjë.?-tha ai.

Më tej, deputeti i LSI-së lexon përgjimin ku ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko flet për këto punësime.

??O Gerti gjithçka është bllokuar nga kryeministri dhe nuk e di kur do të zhbllokohet.

Unë pres që pasnesër të më thotë sa veta do të fusë, nga 1 në 250 veta. Unë se di çfarë do thotë ai tani. Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend, Rieri ka 20 vende dhe ka sjellë 200 veta, testimi i u bë për 2358 veta me listat e partisë.

Do të bëjmë dhe procedurën, gjasme fituan këta dhe humbën këta të tjerët. Më kanë ardhur 217 veta gjasme me konkursin publik?-thotë Çuko.?-lexoi Vasili.

Ai tha se kjo është një nga farsat më të ulëta të qeverisë dhe falenderoi ?Zërin e Amerikës? që publikoi rastin.

?Kjo është një farsë nga më të rrezikshme dhe nga më të ulëtat të shtetit shqiptar.

Prova është shumë e qartë që kryeministri merret  me punësimet. Nuk është ligji që sundon në Shqipëri, por shtresat e partisë.

Mirënjohja shkon për ?Zërin e Amerikës? që i dokumentoi këto fakte pa i fshehur ato.?- u shpreh ai.

Në fund, deputeti i LSI-së tha se kryeministri, ministrat dhe qeveria nuk njohin ligj.

?Qytetarë hapni sytë kjo qeveri, ky kryeministër, këta ministra nuk njohin ligj.?-deklaroi Petrit Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga