LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

16 Janar 2019, 14:58, Aktualitet CNA
Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

Rusia ka ngritur një pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen e ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka thënë se Rusia nuk është kundër ndryshimit të emrit, por vë në pikëpyetje sesa legjitim është ky proces.

Në një konferencë për mediat në Moskë, ai u shpreh se pyetja e Rusisë është se deri në çfarë niveli kjo marrëveshje është përpjekje e të dy vendeve.

?Deri në çfarë mase marrëveshja për emrin e Maqedonisë është rezultat i përpjekjeve të dy vendeve dhe popujve për të gjetur një zgjidhje kompromisi dhe deri në çfarë mase, është rezultat i përpjekjeve të SHBA-së që të gjitha vendet e Ballkanit të hyjnë në NATO sa më parë?- deklaroi Lavrov.

Ai vë në dyshim se kjo marrëveshje është e ndikuar nga SHBA për të ndaluar çfarëdolloj ndikimi të Rusisë në rajon.

Sipas ministrit të Jashtëm rus, emri i Maqedonisë nuk u vendos në nivelin që e kërkon Kushtetuta e këtij vendi./CNA.al

Lajmet e fundit nga