LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti ekstrem/ Temperaturat bien në -11 gradë Celsius

16 Janar 2019, 07:20, Aktualitet CNA
Moti ekstrem/ Temperaturat bien në -11 gradë Celsius

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e Shqipërisë, më të dukshme në ekstremet Veri dhe Jug.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë.

Ato do të luhaten në vlerat ekstremale ditore nga -11°C mëngjesi zonat malore deri në 12°C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h nga drejtimi Lindor- Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Lajmet e fundit nga