LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti ekstrem/ Ministria e Mbrojtjes "ultimatum" bashkive

16 Janar 2019, 14:13, Aktualitet CNA
Moti ekstrem/ Ministria e Mbrojtjes "ultimatum" bashkive

Nisur nga situata e motit të keq që ka përfshirë vendin,  Ministria e Mbrojtjes, përmes Emergjencave Civile ju ka drejtuar një letër të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit

Në letrën drejtuar Bashkive, Emergjencat Civile theksojnë se moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë. Gjithashtu thuhet se problem mbetet parashikimi i fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile

Ministria e Mbrojtjes kërkon që Bashkitë të dërgojnë leedhe listën e plotë të kompanive të kontraktuara nga ju për mirëmbajtjen e akseve rrugore.

Letra e Ministrisë së Mbrojtjes është nisur pas shqetësimeve dhe problemeve tëë ndeshura nga banorë në disa bashki, ku nuk është ndërhyrë për mirëmbajtjen e rrugëve rurale.

Letra e plotë nisur në drejtim të bashkive: Shkodër, Kukës, Pukë, Dibër, Korçë, Gjirokastër:

Lajmet e fundit nga