LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjani në krah të Tahirit/ Sulmon prokurorinë

16 Janar 2019, 14:32, Aktualitet CNA
Manjani në krah të Tahirit/ Sulmon prokurorinë

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të sotëm të Prokurorisë për Krimet e Rënda, e cila ka shtyrë me tre muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ka sulmuar organin e akuzaës, ndërsa hetimet ndaj Tahirit i cilëson si farsë.

?Sa më shumë e shtyjnë këtë farsën e hetimeve ndaj Sajmir Tahirit, aq më qesharakë bëhen!

Të gjithë tashmë e dimë se akuzat e ngritura për trafik droge nuk u provuan. Edhe ato pak prova indirekte të supozuara nuk janë më…?-shkruan Manjani.

Më tej, Manjani thekson se nga këto hetime kemi mësuar për hobbin e Tahirit për të shëtitur me skaf në det.

?Në ka ndonjë vepër penale këtu le ta çojnë në gjyq, nuk ka ç?të hetohet më.

Nga ana tjetër kujtoj se, që në krye të herës u kërkua arrestimi i tij. Kur paska patur nevojë për kaq shumë hetime, me ç?prova do ta mbanin në arrest?!

Kjo i ndodh një njeriu me mbështetje nga lart, vaj halli ç?u bëjnë atyre që si mbështet askush!

Na rroftë reforma se drejtësia na ka lënë me kohë!?-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./CNA.al

Dorëzohet prokuroria?/ Çfarë po ndodh me hetimet për Tahirin

Lajmet e fundit nga