LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këngëtari shqiptar bëhet baba: Vijnë në jetë binjakët dhe fotoja e parë nga spitali është dashuri

16 Janar 2019, 11:33, Lifestyle CNA
Këngëtari shqiptar bëhet baba: Vijnë në jetë

Këngëtari shqiptar Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona, janë bërë prindër për herë të dytë.

Ata janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Amelia, ndërsa sot janë gëzuar jo me një por me dy bebushë.

Egzona ka qenë në pritje të binjakëve dhe lajmin e bukur e ka dhënë prej tetorit të vitit të kaluar.

Sot, këngëtari ka publikuar një foto të adhurueshme nga spitali, bashkë me dy binjakët, një vajzë e cila është pagëzuar me emrin Elia dhe një djalë me emrin Erald.

Në foton e publikuar në Instagram, Albatriti shihet shumë i lumtur për ardhjen në jetë të dy bebushave, të cilët i mban pranë mami Egzona, ndërkohë që babi e shkrep një selfie.

?Sot është dita më e lumtur në botë për mua, na gëzoi Zoti me një djalë dhe vajzë , falenderimi i takon vetem Allahut?? , paçi shëndetin e gjithë botës zemrat e mija #Elia&Erald ?? #twins?, shkruan këngëtari.

Egzona dhe Albatriti janë prindër të një vajze me emrin Amelia dhe lajmin për ardhjen në jetë të saj e dhanë po me një selfie të ngjashme dy vite më parë.

Lajmet e fundit nga