LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari, letër Donald Lu/ Amaneti shkoi në vend

16 Janar 2019, 12:00, Aktualitet CNA
Gazetari, letër Donald Lu/ Amaneti shkoi në vend

Dorëzimi në polici i të shumëkërkuarit për trafik droge, Klement Balili, ka ngjallur reagime të shumta.

Mes personave që ka reaguar në lidhje me lajmin në fjalë është edhe gazetari Ylli Dylgjeri.

Në një letër publike, Dylgjeri i drejtohet ish-ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili pas largimit nga Shqipëria u mandatua në Kirgistan, duke i kujtuar ngulmimin e tij për arrestimin e të ashtuquajturit ?Eskobari i Ballkanit?.

Dylgjeri shkruan se amaneti i tij për së gjalli, shkoi në vend.

Letër ish ambasadorit Lu:

Ambasadës USA

Kirgistan

I nderuar ambasador,

Më pranoni sot tu shkruaj në pak radhë një lajm të madh. Ju shkruaj Ju, se këtu akoma nuk ka ardhur ambasadori i ri dhe thuhet se

Ju sërish i mbuloni të dy vendet tona.

Zoti Balili, ?Eskobari i Ballkanit? u vetëdorëzua!

Me këtë rast dhe amaneti Yt për së gjalli, shkoi në vend. Dosja u plotësua e Balili u vetëdorëzua.

I lumtë! U deshën 3 vite luftë e përpjekje Tuaj, Tonat, dhe te ?Atyre? qe ti mbushim mendjen që Ai ti hipte Benxi-t e ti dorëzohej kolonel Veliut. Komisar Katani, italiani, doli demode në këtë vend. Ai tashmë i përket filmave të shekullit tjetër. Edhe kjo që s?ishte dëgjuar ndodhi.

Më kujtoj ky dorëzim me kushte, një histori nga koha e Partisë tonë te PPSH. Isha për të bërë një emision radiofonik me rininë, në burgun e Batrës, në Martanesh. Ishte dimër si tani. Kishte ngrirë gjithçka. Të vetmit që punonin ishin te burgosurit në minieren e kromit. Bashkë me to, punonte edhe një i dënuar ordiner. Ai mblidhte dru në pyll. Ecte 1 orë nëpër borë jashtë burgut. Kur e bënte barrën e druve, kthehej përsëri vetë në burg. Largqoftë, nuk ikte, te arratisej. E kishte bindur Partia dhe ?shokët? për vendin që i takonte në burg?

Ja si përseriten gjërat?

Po të ishe Ti këtu, do të dorëzohej edhe Ty:

-ta hipje në makinë e të zbriste në komisariat rehat! Por? se pate këtë fat!

Një arritje tjetër e madhe është se më në fund, edhe lufta kundër krimit të organizuar po na del me fitim.

Nuk vinë më të shumëkërkuarit përpara kohe në qeli, që të harxhojmë gardianë, përgjime e celular. Vinë atëherë kur, ku duhet, e si duhet.

Nejse, Ti tregova këto si ekspert që Je, për ti përdorur atje ne Kirgistan. Edhe aty luhet shahu.

Duke e mbyllur letrën, Ju uroj suksese edhe në implementimin e reformës së drejtësisë në Kirgistan.

Respekte,

Star Dylgjeri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga