LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do të thonë se je i FRESH-it”/ Rama nuk kursen batutat

16 Janar 2019, 09:32, Aktualitet CNA
“Do të thonë se je i FRESH-it”/ Rama nuk kursen batutat

Kryeministri Rama ka zhvilluar sot takimin e përjavshëm në Kryeministri për ?Bashkëqeverisjen me qytetarët?.

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës së tij u bëri thirrje të gjithëve që të ankohen për problemet e tyre në platformën për ?Shqipërinë që duam?, pasi kjo është rruga më e sigurtë.

Por ndërkohë, Rama nuk ka kursyer edhe batutat me qytetarët. Ndërsa një qytetar nga Frakulli i Fierit, tregoi se pas problemit me rilidhjen e energjisë elektrike në banesën e vëllait iu drejtua platformës duke gjetur zgjidhje, Rama iu përgjigj me një batutë.

?E ndërsa më parë më sorollatnin, pasi iu drejtova platformës, ata erdhën. Shtëpia ishte e rrethuar, nuk e di nga u futën, se më parë merrnin në telefon se ishte dera mbyllur. I thash, por nga u futët që erdhën dhe e rregulluat, ai tha po lere nga u fute, por a ke drita?. Pasi shpjegoi rastin, qytetari Avni Kalaj iu drejtua kryeministrit duke i thënë ?kjo rrugë ishte zgjidhja më e thjeshtë, ti je arkitekti i kësaj?. Ndërsa kryeministri me një batutë iu përgjigj ?Thuaja këtyre që na ndjekin, se do të thonë më pas je i FRESSH-it?.

Lajmet e fundit nga