LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

16 Janar 2019, 14:41, Aktualitet CNA
Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si ?komandant Hoxha?, është  thirrur nga Gjykata Speciale.

Tara është thirrur në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale për intervistë më 17 shkurt, pikërisht në ditën e pavarësisë së Kosovës për të cilën ditë ai dha gjithçka, raporton rahoveci24.

Komandant Hoxhës ftesa i ka ardhur më 20 dhjetor. Intervistimi i tij do të zhvillohet në Hagë,

?Ndihem krenar për ndihmën e madhe të pakompromis të popullit shqiptar dhe me luftën e luftëtarëve për lirinë e Kosovës?, ka thënë Tara.

Pak ditë më parë u intervistua nga Prokuroria Speciale edhe Sabahajdin Cena.

Dy ditë me radhë është intervistuar ish-komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa ? Remi, ndërsa sot ka filluar intervistimi i Sami Lushtakut, ish-komandant i zonës së Drenicës.

Lajmet e fundit nga