Connect with Us

Zgjidh muajin e lindjes dhe zbulo kush je

Aktualitet

Zgjidh muajin e lindjes dhe zbulo kush je

Publikuar

-

zgjidh muajin e lindjes

Të lindurit në Janar

Të lindurit në janar kanë ambicie tepër serioze, ata duan shumë që të mësojnë si dhe të mësohen nga të tjerët. Në punë janë të përkushtuar dhe produktivë. Janë të ndjeshëm dhe shumë të thellë, gjithashtu janë dhe shumë të sjellshëm. Janë romantikë, pavarësisht se nuk e tregojnë shpesh.  Mund të bëhen shpejt xhelozë. Janë shpesh shumë të ndrojtur dhe kanë vështirësi në fillimin e bisedave.

Të lindurit në Shkurt

Janë shumë inteligjentë, mirëpo kamë një temperament shumë të paparashikueshëm. Duke qenë se janë lunatikë, humori i  tyre ndryshon shpesh. Janë  shumë kokëfortë, të ndrojtur dhe të ndershëm. Nga ana tjetër ata janë shumë të ndjeshëm dhe kjo bën që të lëndohen edhe për gjërat më të vogla, gjithashu irritohen shumë shpejt. E kanë shumë të qartë ndryshimin mes qëllimeve dhe ëndrrave, kuptojnë çdo situatë dhe janë të aftë të marrin masa.

Të lindurit në Mars

Ata janë shumë të dashur, të turpshëm dhe të rezervuar. Nga ana tjetër janë të ndershëm dhe bujarë. E duan shumë paqen dhe qetësinë dhe dinë ta respektojnë gjendjen emocionale të të tjerëve. U pëlqen që të jenë të dobishëm, janë vëzhgues të mrehtë dhe kanë shumë talent sidomos në muzikë.

Të lindurit në Prill

Të lindurit në prill janë shumë aktivë, shpesh marrin vendime të nxituara, për të cilat pendohen. Janë shumë të fortë mendërisht dhe e duan shumë vëmendjen.  I pëlqen shumë që të zgjidhin problemet e të tjerëve. Kanë shumë kurajo dhe janë aventurierë nga natyra.

Të lindurit në Maj

Të lindurit në maj janë shumë kokëfortë, nuk dorëzohen derisa të arrijnë qëllimet e tyre. Irritohen shumë lehtë dhe kanë nevojë për vëzhgim të vazhdueshëm. Kanë tendencë për t’u shkuar thellë gjërave, adhurojnë ëndërrimet, kjo i bën që të jenë shumë të aftë në letërsi dhe në artë të tjera.

Të lindurit në Qershor

Të lindurit në  Qershor mund të manipulohen lehtësisht. Janë shumë të sjellshëm dhe delikatë kur flasin dhe shpalosin idetë. Kanë një sens dyshimi gjithmonë dhe ky i fundit i bën që të shtyjnë angazhimet.  Ata kanë humor të hollë, megjithse u pëlqen ironia lëndohen shpejt dhe janë shumë lunatikë.

Të lindurit në Korrik

Të lindurit në korrik janë shumë enigmatikë dhe të vështirë për t’u kuptuar. Nga ana tjetër ata kujdesen shumë për ndjenjat e të tjerëve, nuk dinë të hakmerren, falin por nuk harrojnë kurrë. Ata nuk janë agresivë nga natyra, por është e mira që të mos provokohen, pasi mund të reagojnë shumë keq.

Të lindurit në Gusht

Të lindurit në gusht janë tërheqës, delikatë dhe romantikë. Nga ana tjetër mund të jenë ,ose shumë  bujarë, ose shumë egoistë. I adhurojnë lëvdatat dhe irritohen lehtësisht nëse provokohen. Duan të jenë lidera, pasi janë vëzhgues të lindur.

Të lindurit në Shtator

Janë shumë të kujdesshëm dhe të organizuar. Kanë tendencën që të venë në dukje gabimet e të tjerëve, u pëlqen shumë që të kritikojnë.  Gjithsesi janë të këndshëm dhe ngjallin shumë besim. I pëlqen që të rrezikojnë, nga ana tjetër janë shumë të vëmendshëm. Kanë një aftësi të veçantë sa i takon fshehjes së emocioneve, mbajnë çdo ndjesi për vete dhe kjo gjë shpesh i bën që të vuajnë.

Të lindurit në Tetor

Ata janë të bukur si brenda dhe jashtë. Janë shumë të rëndësishëm për miqtë e tyre të shumtë. Nga ana tjetër kanë tendencë për të mbajtur marrëdhënie formale,pasi nuk i shprehin shpesh emocionet. Janë shumë xhelozë dhe të drejtë.

Të lindurit në Nëntor

Kanë shumë ide origjinale, megjithatë e kanë shumë të vështirë që të fillojnë një bisedë. Janë shumë të rezervuar, të durueshëm dhe kokëfortë, nuk dorëzohen kurrë dhe kërkojnë gjithnjë që të gjejnë një zgjidhje.  I pëlqen shumë vetmia dhe izolimi. Janë të sinqertë dhe dinë të mbajnë sekrete.

Të lindurit në Dhjetor

Janë bujarë dhe të paduruar. Nga ana tjetër dinë të manipulojnë dhe mund të arrijnë deri në tradhëti. U pëlqen t’i lavdërojnë si dhe të marrin vëmendje.  Ata nuk janë besnikë, pasi e kanë të pamundur të qendrojnë me një partner në vetëm./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE