Connect with Us

Video eksluzive/ Studentët e Elbasanit përplasen me Policinë private

Aktualitet

Video eksluzive/ Studentët e Elbasanit përplasen me Policinë private

Publikuar

-

Studentet e Elbasanit perplasen me policine private

Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kanë vendosur t’i bashkohen atyre të të Tiranës duke marrë vendimin për tu ngujuar brenda ambjentëve të Universitetit të tyre.

Ata e kanë marrë këtë vendim ditën e sotme duke e nisur ngujimin e tyre në orën 16:00.

Burime për CNA.al shprehen se disa studentë kanë marrë mesazhe kërcënuese.

Në videon ekskluzive të CNA.al ata janë konfrontuar me policinë private në derën e Universitetit të cilët donin të pengonin studentët për tu ngujuar./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Protestat kundër Lukashenkos/ Dhjetëra të arrestuar në Bjellorusi

Publikuar

-

Nga

Protestat kundër Lukashenkos/ Dhjetëra të arrestuar në Bjellorusi

Policia bjelloruse ndaloi me dhjetëra protestues të dielën gjatë një marshimi në Minsk. Forcat e sigurisë në qytetin Homel përdorën gaz lotsjellës kundër demonstruesve që kërkojnë largimin e Aleksandër Lukashenkos i cili pretendon se i ka fituar zgjedhjet presidenciale. Të dielën protestat hynë në ditën e 50-të të tyre.

Protestat në Minsk, Homel e qytete të tjera u nxitën pasi Aleksandër Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994, u inagurua në 23 shtator në një ceremoni të fshehtë.

Kjo bëri që vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të lëshonin deklarata se nuk e njihnin legjitimitetin e tij. Dhjetëra mijëra njerëz, me flamuj në duar marshuan nëpër Minsk në demonstratën më të fundit që kur zoti Lukashenko u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Protestuesit kishin në plan të zhvillonin atë që e quajtën “inaugurim nga njerëzit”, në mbështetje të Svyatlana Tsikhanouskaya, kandidates së opozitës e cila tashmë ndodhet në Lituani. Zonja Tsikhanouskaya, që iu bashkua garës presidenciale në momentet e fundit, thotë se ajo është fituesja e zgjedhjeve të 9 gushtit me 60 deri deri në 70 për qind të votave.



Ajo bëri thirrje që bjellorusët të demonstrojnë në 27 shtator me qëllimin siç shtoi për “zgjedhje të reja, të ndershme dhe si rezultat një inaugurim zyrtar e të ligjshëm”.

LEXO EDHE:  Qeveria harron Gjinarin/ Banorët: T’i vëmë flakën

LEXO EDHE:  Ndertimi i kishes dhe varrezave katolike ne Llapushnik, nen mbrojtjen e Policise

Në Minsk policia arrestoi me dhjetëra protestues të dielën. Demonstrata u raportuan gjithashtu edhe në qytete të tjera si në Mogilev, Hrodna-t, Lida-n dhe Homel. Protestat vijnë vetëm një ditë pasi forcat e sigurisë në Minsk arrestuan më shumë se 100 protestues gjatë një marshimi të grave.

Qindra mijëra Bjellorusë kanë dalë në rrugë për shtatë javë me radhë, duke kërkuar largimin e zotit Lukashenko dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Zoti Lukashenko ka udhëhequr një goditje brutale ndaj protestave, përfshirë arrestimin e mijëra prej tyre, rrahje dhe keqtrajtime të protestuesve paqësorë dhe dëbimet e gazetarëve të huaj.

Ai i ka mohuar akuzat se zgjedhjet presidenciale ishin të manipuluara. Ndërkohë, shumica e figurave të atij që njihej si Këshilli i Koordinimit të opozitës bjelloruse, një organ krijuar për të lehtësuar dialogun dhe një transferim paqësor të pushtetit, janë internuar ose arrestuar./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kronika

E akuzuan si autor të atentatit me tritol/ Reagon nipi i Kastriot Reçit: Po na inkriminoni, s’kam lidhje

Publikuar

-

Nga

Shpërthimi i makinës te Vasil Shanto/ Dyshohet për atentat me eksploziv

Disa ditë më parë Tirana u trondit nga një shpërthim me tritol në një makinë, ku mbeti i plagosur Preng Gjini.

Prokuroria ka ngritur dyshimet se autor i këtij atentati është nipi i Kastriot Reçit, pasi është parë duke lëvizur me makinë disa herë në zonë para se të ndodhte shpërthimi.

Por sot ka reaguar vetë autori i dyshuar, A Reçi, i cili në një prononcim për BË mohon akuzat dhe deklaron se në momentin e shpërthimit nuk ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes.

“Unë jam A. Reçi, nipi i Kastriot Reçit, ku ditët e fundit ka pasur spekulime dhe aludime rreth emrit tim. Unë jetoj në qytetin e Tiranës dhe prej vitesh jam student i Arteve. Prezenca ime në këtë qytet lidhet vetëm me studimet që unë ndjek.



E ndjej për detyrë këtë reagim publik, pasi po mundohen të spekulojnë për lëvizjet e mia në qytetin e Tiranës, ku në ato momente unë kam qenë në zonën e Pedonales, pranë Kinema Millenium (lokal N’MES) i shoqëruar me tre studentë të tjerë si dhe ato jashtë Shqipërie, të cilat kanë qenë të planifikuara në kuadër të një projekti multi-kultural muzikor dhe në shërbim të përgatitjes sime profesionale.

LEXO EDHE:  Policia nis procedimin penal për studentët që zhvilluan grevën

LEXO EDHE:  Qeveria harron Gjinarin/ Banorët: T’i vëmë flakën

Dua të shtoj se kam qenë dhe jam i hapur për çdo bashkëpunim me të gjitha organet kompetente të drejtësisë. Dhe dua të theksoj se çdo aludim mediatik, i bërë për prezencën time në vendin e ngjarjes, veshjen time apo lëvizjet e mia në ato orare është bërë me qëllim disinformimit publik dhe përfshirjes sime e të familjes time në një ngjarje kriminale, ku ne nuk kemi lidhje.

Mediat dhe portalet janë shprehur se për mua si person është prerë fletë-arresti, por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë pasi jam interesuar në polici dhe më kanë thënë se nuk mbajmë përgjegjësi për mediat. Ju lutem, mos përhapni lajme të paverifikuara dhe të paqena, pasi po na inkriminoni në ngjarje që s’kanë lidhje me mua dhe familjen time”, ka deklaruar ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Deklarata e fortë i Vuçiç/ Edhe sikur me çekiç të më godasin, s’e njoh Kosovën

Publikuar

-

Nga

Deklarata e fortë i Vuçiç/ Edhe sikur me çekiç të më godasin, s’e njoh Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur i gatshëm për të diskutojë për çdo lloj kompromisi për të zgjidhur çështjen e Kosovës, duke shtuar se edhe sikur ta godasin me çekiç në kokë, nuk do të ketë njohje të pavarësisë me forcë.

“Ndryshe prej tyre, unë s’mund të luaj me lojën e hedhjes së fajit. Në Prishtinë duhet ta kuptojnë se vetëm kompromisi është zgjidhje ndryshe edhe sikur të marrin një çekiç dhe të më godasin në kokë, nuk do të ketë njohje të pavarësisë me force.



Çfarë mendoni se do të ulemi në gjunjë para atyre që na kanë bombarduar? S’do ta bëjmë dhe nuk më vjen turp ta them këtë”, është shprehur ai, shkruajne mediat kosovare./CNA.al

LEXO TE PLOTE