LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliu zbardh kushtet e Balilit për tu vetëdorëzuar

15 Janar 2019, 13:10, Aktualitet CNA
Veliu zbardh kushtet e Balilit për tu vetëdorëzuar

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka reaguar në lidhje me arrestimin e të shumëkërkuarit prej më shumë se dy vitesh për trafik droge, Klement Balilit.

Veliu ishte vetë i pranishëm gjatë vetëdorëzimit dhe shoqërimit të Balilit në Tiranë.

Ai ka treguar disa nga detajet e vetëdorëzimit të Balilit dhe kushtet që ai i ka vendosur autoriteteve.

Drejtori i Policisë tha se kushti i Balilit ishte që mos të keqtrajtohej nga punonjësit e policisë si dhe fakti që të deklarohej vetëdorëzimi.

Ndër të tjera ai tha se pas konktakteve me familjarët e Balilit, areestimi u arrit pas tre muajsh negociata.

?Balili kishte dy kushte për vetëdorëzimin. Së pari që mos të keqtrajtohej dhe që të deklarohej vetedorëzimi.

Jam kontaktuar nga familjarët pas 3 muajsh negociata. Shkova personalisht me një makinë shoqëruese?- u shpreh Ardi Veliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga