LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U dorëzua në Polici/ Balili ekstradohet në Greqi?

15 Janar 2019, 15:13, Aktualitet CNA
U dorëzua në Polici/ Balili ekstradohet në Greqi?

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar se nuk ka një marrëveshje për ekstradimin e Klement Balilit në Greqi.

?Balili është njoftuar që në datën 12 janar për dosjen nga Greqia. Në Greqi Balili akuzohet si financues i një grupi kriminal. Klement Balili nuk mund të ekstradohet nga Shqipëria në Greqi. Klement Balili më tha që në Greqi është nën hetim, jo i dënuar.?-u shpreh Artan Hoxha.

Ndër të tjera, nga studio e Report TV ai tha se Balili është transportuar drejt Tiranës me mjete civile në mënyrë që sjellja e tij në kryeqytet të mos binte në sy.

?Ka pasur një plan të Policisë dhe drejtorit të Përgjithshëm sesi ai do të mundësonte transportimin e tij drejt Tiranës. Transporti është bërë me mjete civile dhe pa rënë në sy. S?ka ardhur me blind por me autoveturë private.?-deklaroi gazetari Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga