LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Turp të keni', Shpat Kasapi shpërthen keq në rrjete sociale

15 Janar 2019, 12:40, Lifestyle CNA
'Turp të keni', Shpat Kasapi shpërthen keq në

Këngëtari shumë i njohur i hitit “Valle Kosovare”, Shpat Kasapi, është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar dhe ndër më të ndjekurit në rrjete sociale, ku është mjaft aktiv me fansat e tij.

Mirëpo së fundmi, këngëtarin e ka gjetur belaja pasi për të tretën herë, atij i kanë vjedhur llogaritë personale. I indinjuar nga ky veprim, ai i ka qortuar publikisht personat që i kishin vjedhur llogarinë e tij në Facebook.

“Informatë: Është hera e tretë që ma keni thy Facebookun dhe Instagramin tim. Instagramin e riktheva mirëpo Facebookun jo, u detyrova të hap një të ri. Nga tani e tutje mbaj vetëm këtë Facebook dhe këtë Instagram. Turp të keni për këtë që keni bërë.”, shkruan Shpati në postimin e tij.

Lajmet e fundit nga