LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëri-Kosovë me pikë doganore në portin e Durrësit

15 Janar 2019, 15:44, Aktualitet CNA
Shqipëri-Kosovë me pikë doganore në portin e Durrësit

Gjatë inagurimit të pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, ku morën pjesë disa drejtues të qeverisë Shqiptare dhe krerët e  institucioneve të vendit fqinj, ministrinë detyrë i Financave, Arben Ahmetaj ka folur për këtë vendim hsitorik.

Ahmetaj tha se ky është hapi i parë i zonës së pëtrbashkët ekonomike.

?Praktikisht sot, kjo pikë doganore është hapi i parë i zonës së përbashkët ekonomike, qoftë në logjikën e procesit të Berlinit, qoftë në logjikën e integrimit europian, qoftë edhe në logjikën e CEFTA-s ku jemi pjesëtarë dhe anëtarë.?-u shpreh ministri i Financave.

Deklarata e plotë:

Fjala e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë z. Arben Ahmetaj në ceremoninë e inaugurimit të pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe Porto Romano

I nderuar z. Kryeministër Rama,

I nderuar z. Zv/kryeministër Limaj,

I nderuar Ministër Hamza,

Praktikisht sot, kjo pikë doganore është hapi i parë i zonës së përbashkët ekonomike, qoftë në logjikën e procesit të Berlinit, qoftë në logjikën e integrimit europian, qoftë edhe në logjikën e CEFTA-s ku jemi pjesëtarë dhe anëtarë.

Hapja e zyrës doganore të Kosovës në portin e Durrësit është një projekt që nisi në vitin 2016, si një hap më tej në vazhdën e një sërë nismash reciproke që do ta çonte në një nivel të ri bashkëpunimin midis dy vendeve tona, në favor të lehtësimit, nxitjes së shkëmbimeve tregtare dhe thjeshtimit të procedurave për operatorët ekonomikë të të dy vendeve.

Përgjatë tre viteve të fundit, ne punuam me intensitet për ta shtyrë përpara dhe jetësuar këtë projekt sa ekonomik, aq edhe kombëtar, dhe pse më duhet të them se ishte në vetvete një sfidë jo vetëm teknike. Ndaj, sot jam i lumtur që pas tre vitesh projekti ynë i atëhershëm është fakt.

Nga sot Kosova ka pikën e saj doganore në portin e Durrësit, ndërsa operatorët në të dyja anët e kufirit, jam i bindur, fillojnë menjëherë të prekin lehtësimin e procedurave, shkurtimin e kohës dhe të kostove të lidhura me procedurat doganore.

Me ngritjen e zyrës doganore të Kosovës në portin e Durrësit dhe në Porto Romano bëhet njohja reciproke e përfaqësuesve, deklaruesve të të dy vendeve në procedurat e deklarimit në sistemet respektive doganore, duke afruar kështu një standard të ri zhvillimi dhe lehtësimi të sistemeve të deklarimit në doganë, nxitja e mëtejshme e lehtësive tregtare ndërmjet dy vendeve, nën atë kuadër që unë iu referova në momentin e parë të fjalës sime.

Ndërkohë, do të kryhen analiza të përbashkëta të riskut, duke ngritur në një nivel më të lartë shkëmbimin e informacionit ndërmjet dy administratave në kohë reale, që padyshim do të ketë një impakt të shtuar në drejtim të rritjes dhe të sigurisë. Do të kryhen kontrolle të përbashkëta duke fuqizuar në këtë mënyrë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave, duke marrë praktikat më të mira të operimit të standardeve të punës të secilës palë.

Grupet e përbashkëta të punës të dy administratave doganore kanë hartuar ndërkohë planin operativ të përbashkët mbi zbatimin e procedurave tranzit për mallrat me destinacion Republikën e Kosovës.

Së fundmi, dua të ndaj me ju që viti 2018 që lamë pas, ishte një vit jashtëzakonisht shumë i mirë për të dyja vendet, qoftë nga ana ekonomike, qoftë nga ana fiskale. Për vitin 2018, volumi tregtar i shkëmbimeve me Kosovën ka qenë 1,220,885 ton, me një vlerë 36 miliardë lekë ose 281 milionë euro, nga 219 milionë euro që ka qenë viti 2017, pra me një rritje prej 50 mijë ton në volum dhe 62 milionë euro në vlerë.

Sipas statistikave të shkëmbimeve tregtare, volumi i importeve të mallrave me origjinë nga Kosova për vitin 2018 ka qenë 194 mijë ton ose 6 % më shumë se sa një vit më parë, ndërsa volumi  i mallrave të eksportuar drejt Kosovës gjatë vitit 2018 ka qenë në masën 1,026,270 ton, me një vlerë prej 27 miliardë lekë ose 211 milionë euro.

Këta tregues zënë një peshë specifike, 26% të totalit të eksporteve tona, një ndryshim tejet cilësor ekonomik dhe politik, më duhet të them.

Jam i bindur, se me funksionimin e zyrës doganore të Kosovës në portin e Durrësit dhe në Porto Romano, dhe vazhdimin e thjeshtimit të procedurave doganore por dhe njohjes së ndërsjellët të certifikatave dhe reduktimin e dokumenteve që kërkohen nga operatorët ekonomikë, do të kemi një reflektim, uroj sa më të shpejtë, dhe në shifra, të rritjes së mëtejshme të shkëmbimeve.

Faleminderit dhe suksese!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga