LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja për Balilin/ U arrestua apo u vetëdorëzua?

15 Janar 2019, 11:25, Aktualitet CNA
Përplasja për Balilin/ U arrestua apo u vetëdorëzua?

I shumëkërkuari Klement Balili është vetëdorëzuar në polici. Lajmi është bërë publik së pari nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruante se Balili është vetëdorëzuar në polici.

Më pas lajmi u konfirmua edhe nga avokati i tij, Baftjar Rusi.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Por, këtu ndodh edhe një përplasje. Ndërkohë që Berisha shkruante se Balili është vetëdorëzuar në polici, në një dalje për mediat, ministri Lleshaj e trajtoi këtë si një arritje të Policisë së Shtetit dhe operacionit Forca e Ligjit.

Lleshaj u shpreh se ai është arrestuar si një rezultat i një operacioni të ndërlikuar dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Gjithashtu Lleshaj u shpreh se ai ka kërkuar sigurinë e një procesi të drejtë ligjore.

?Për punë operative, gjurmuese për ndalimin e personave të këtij karatakeri është e qartë se nuk ka një dorëzim. Është një operacion i thellë dhe i ndërlikuar, ku në bashkëpunim dhe me ndërkombëtarët të cilët kanë mundësuar që personi në fjalë të dorëzohet në policinë e shtetit.?- u shpreh Lleshaj./ CNA.al

Dorëzohet Eskobari i Ballkanit/ Klement Balili drejt Tiranës

Vetëdorëzimi i Balilit/ Klodiana Lala zbardh të tjera detaje

Eskobari i Ballkanit vetëdorëzohet në polici/ Zbulohet kush e shoqëronte

Klement Balili ?rrëzon? Ilir Metën/ Tunden prangat për Presidentin?

Balili në polici/ Lleshaj zbardh skemën e arrestimit

Zyrtare/ Konfirmohet dorëzimi i Klement Balilit

Dorëzohet Eskobari i Ballkanit/ Klement Balili drejt Tiranës

Lajmet e fundit nga