LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjimet/ Manjani në krah të Çukos

15 Janar 2019, 09:26, Aktualitet CNA
Përgjimet/ Manjani në krah të Çukos

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ndaj shkrimit të Zërit të Amerikës.

Sipas Manjanit nuk është e drejtë që ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe më pas ish-Drejtor i Përgjithshëm i Bugjrve, Arben Çuko, të paguajë për të gjitha punësimet politiket që janë bërë në këto 30 vjet.

?E pa drejtë!

Duke ruajtur respektin maksimal për mediat, përfshi edhe Zërin e Amerikës në shqip, nuk mendoj se është e drejtë që Arben Çuko të lajë mëkatet e të gjithë punësimeve politike që janë bërë tash 30 vite!?-thotë ai.

Më tej, ish-ministri thekson se asnjë parti nuk e zgjidh këtë problem përfundimisht.

?Por ç?është më e rëndësishmja, asnjë parti nuk guxon ta zgjidhë njëherë e mirë këtë gjë, pra të mos shkelë ligjet e punësimit në administratën publike!?-vijon Manjani.

Ai shpreht se zgjidhje ka, por askujt nuk ia mban t?i zbatojë.

?Ndaj mirë është të mos jemi hipokritë. Zgjidhje ka plot, po askujt sja mban ti vërë në zbatim!?-shkruan ish-ministri i Drejtësisë./CNA.al

 

 

Manjani në krha r

Lajmet e fundit nga