LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detajet/ Negociatat me Klement Balilin kur ai nuk përdorte telefon

15 Janar 2019, 19:23, Aktualitet CNA
Detajet/ Negociatat me Klement Balilin kur ai nuk përdorte telefon

Ditën e sotme me shumë bujë u krye vetëdorëzimi i Klement Balilit. Në deklaratën e tij për shtyp ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se arrestimi i Ballilit u krye nëpërmjet negocimit që ka bërë me të drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu. Këtë fakt e ka pranuar edhe avokati i Balilit, Theodhori Sollaku.

Mirëpo, gjatë kohës që ishte në kërkim nga Policia, interpoli dhe DEA mësohet se Balili nuk përdorte telefon në mënyrë që të mos gjurmohej dhe të lokalizohej  nga këto të fundit. Por si u negociua me Balilin më 12 Janar. Kur burimet zyrtare thonë se hetimet për të kanë përfunduar në datën 10 Janar.

Si dhe kush ka negociuar për të? Mësohet se negociatorët e Balilit kanë qenë vëllai i tij Bako Balili dhe nipi i tij që mban postin e kryebashkiakut të Delvinës, Rigers Balili. Të cilët disa ditë më parë kanë zhviluar ngjë takim më Ardi Veliun./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga