LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Avokati nxjerr sekretin e vetëdorëzimit të Klement Balilit

15 Janar 2019, 21:33, Aktualitet CNA
Avokati nxjerr sekretin e vetëdorëzimit të Klement Balilit

Baftjar Rusi, njëri prej avokatëve të Klement Balilit, mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin ?Repolitix? në Report Tv, ka dhënë disa detaje të reja nga dorëzimi i klientit të tij në Polici, pas rreth tre vitesh i shpallur në kërkim.

Gjatë fjalës së tij, avokati i ?Eskobarit të Ballkanit?, u shpreh se para një viti ka qenë tek po i njëjti televizion bashkë me të vëllain e Klement Balilit , Bashkim Balilin, pra tek Report Tv, ku kanë deklaruar se në një moment të caktuar ai do të vetëdorëzohej. ?Ishtë momenti sepse mbaroi afati i hetimit. Ç?rëndësi ka ku ishte. Ai doli nga shtëpia e vet sot,?- tha avokati Rusi. Ndër të tjera ai shtoi se ky nuk ishte një arresim, por vetëdorëzim i plotë.

?Ai është dorëzuar plotësisht, pasi ishte përgatitur për të shkuar vetë në Polici. Shqipëria nuk ka bërë hetim, por ka marrë vetëm dosjen greke për Balilin?, – tha avokati i Balilit, Baftjar Rusi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga