LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha plas “bombën”/ Kush është kryeministri që ka takuar Balilin

15 Janar 2019, 14:09, Aktualitet CNA
Artan Hoxha plas “bombën”/ Kush është kryeministri

Klement Balili, i shumëkërkuari nga autoritetet shqiptare është dorëzuar sot në polici.

Ndërkohë, para dorëzimit në Policinë e Shtetit, Balili ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, gazetari Artan Hoxha tregon si u dorëzua Balili dhe kushtet që ka pasur.

Gazetari Hoxha ka treguar detajet e operacionit të dorëzimit të Balilit në Polici nga Delvina në Tiranë. Në intervistën e tij në studio, Hoxha u shpreh se arrestimi i tij është një ngjarje e madhe pasi ai ishte më i kërkuari dhe se përmendjen në cdo deklaratë të Ambasadës Amerikane. Por, Artan Hoxha ka dhënë edhe një tjetër detaj, që mund të trondisë skenën politike shqiptare. Sipas tij në këtë intervistë, Balili tregon edhe se kë kryeministër ka takuar.

?Kam parë që kanë folur personalitetet më të larta të vendit. Është ngjarje e jashtëzakonshme pasi ai kërkohej për më shumë se dy vite. Përmendej në çdo deklaratë të Ambasadës Amerikane, është edhe numri 1 i listës së më të kërkuarve. Në intervistën tonë ai shpjegon rrethanat se përse i shmanget arrestimit dhe sqaron edhe pse ka zgjedhur atë rrugë. Të gjithë e akuzonin njëri-tjetrin për të. Kam shkuar natën, as unë nuk e di se ku e kam bërë ekzaktësisht intervistën. Imazhi i tij kishte ndryshuar, kjo e kishte ndihmuar duke e bërë shumë të vështirë që të kapej. Dështuan 16 operacione për kapjen e tij. Unë e kam pyetur si ka mundur tú mbijetonte kaq shumë operacioneve. Por pas një kohë kaq të gjatë kërkimi dhe operacionesh të dështuara. Me një aftësi të pazakonte arriti t?u mbijetonte. Momentin që e takova më tha unë jam Éscobari? i madh, që ti vazhdimisht ke folur dhe ju më keni bërë. Unë do të marr një vendim, tha.. Para kamerës Balili ishte… edhe snajperin nuk e kishte aq frikë sa kamerën. Kjo ishte intervista e dytë. Intervistën do të japim në ditët në vijim. Ai ka dhënë përgjigjet e veta, sipas asaj që i mendon ai. Ai flet edhe për akuzat për lidhje me politikën, flet se edhe kë kryeministër ka takuar. Ai ka dhënë se do të dorëzohet kur të dërgohet dosja në gjykatë. ?-u shpreh gazetari Hoxha.

Lajmet e fundit nga