LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i Balilit/ Zv.Ministrja: Meritë ka Policia dhe kryeministri Rama

15 Janar 2019, 20:56, Aktualitet CNA
Arrestimi i Balilit/ Zv.Ministrja: Meritë ka Policia dhe kryeministri Rama

Zv.Ministrja e Brendshme Rovena Voda e ftuar në emisionin ?Repolitix? ka folur rreth arrestimit te Klement Balilit, për të cilin ka thënë se merit ka Policia e Shtetit, SHISH por edhe kryeministri Edi Rama.

Ajo u shpreh se dorëzimi dhe arresitmi i  Balilit është  rezultat i Policisë së shtetit, dhe  ky rast konsiderohet si më të vështira që ka pasur policia ndonjëherë.

?Dorëzimi dhe arresitmi i  Balilit është rezultat i Policisë së Shtetit. Ky rast konsiderohet si më i vështiri që ka pasur Policia ndonjëherë.

Arrestimi u  mundësua nga ndihma që dha SHISH dhe nga puna e gjatë e Policisë në terren. Vlersim në këtë operacion ka dhe drejtori i Policisë së Shtetit, që e ka detyruar që të dorëzohet Balilin.

Presion është bërë edhe nga ana e Kryeministrit të vendit, që prej dy vitesh ka kërkuar arrestimin e tij?, tha ndër të tjera zv.ministria Voda./CNA.al

Lajmet e fundit nga