Connect with Us

Studimi/ Dashuria e nënës fshin dhimbjen e mungesës së babait

Aktualitet

Studimi/ Dashuria e nënës fshin dhimbjen e mungesës së babait

Publikuar

-

babai dhe bija

Babai është shumë përcaktues në formimin e personalitetit të fëmijës dhe në mënyrën se si fëmija do të ndërtojë karakteristikat e veçanta të personalitetit më vonë. Nëse fëmijët refuzohen prej tyre, ata do të ndjejnë dhimbje të njejtë me dhimbjen fizike.

Pjesët e trurit që aktivizohen kur fëmijët ndjehen të refuzuar janë po të njëjtat me ato që bëhen aktive në momentin kur lëndohemi.Dhimbja psikologjike mund të qendrojë për vite brenda nesh duke sjellë pasiguri, mungesë besimi tek të tjerët dhe një lloj tendence për të qenë agresivë.

LEXO EDHE:  Fiks-Fare publikon skandalin/ Nusja zhduket, babai nga burgu mëson se djali punon në Greqi

Nuk ka dyshime që dashuria mëmësore është thelbësore për çdo fëmijë, por çfarë roli ka babai? Në një studim të bërë kohët e fundit është provuar që babai është thelbësor në formimin e personalitetit të fëmijës.

Lajmi i mirë në këtë rast është fakti që këto efekte të shkaktuara nga babai që mungon neutralizohen nga kujdesi dhe dashuria e nënës. Në këtë mënyrë, fëmijëve u evitohet një vuajtje e gjatë dhe e vazhdueshme e cila mund të zgjaste gjatë gjithë jetës./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vaksinimi masiv/ Manastirliu tregon sa qytetarë kanë marrë vaksinën deri më tani në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu  nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se që nga fillimi i procesit të vaksinimit masiv dhe deri tani kanë marrë vaksinën 585 mijë qytetarë.

Të gjithë këtë proces ajo e ka cilësuar shembullor dhe shton se kjo shifër është arritur falë vaksinimeve që po vijojnë nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, e deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit.

“Më shumë se 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani, nga sheshi Skënderbej, deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit, në një proces vaksinimi shembullor, falë ekipeve tona mjekësore.”, shkruan Manastrliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk do ta rrëzojë kurrë Ramën”/ Nishani: Kreu i PD duhet të marrë përsipër përgjegjësinë

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, u është përgjigjur kritikëve që shprehen se ai po i shërben kryeministrit Edi Rama duke kërkuar largimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Ai theksoi se Rama pas fitores së mandatit të tretë, nuk ka nevojë për askënd që ti shërbejë. Më tej, në një intervistë për Abc, Nishani shtoi se Basha nuk e ka rrëzuar dot Ramën për gjithë këto vite dhe sipas tij, nuk do ta rrëzojë kurrë.

“Në 91-shin partia e Punës hyri në garë në kuadrin e pluralizmit. Dallgën e madhe në kutitë e votimit nuk e ndalonte dot më. Duhet të marrësh përsipër përgjegjësinë si drejtues i opozitës duke bindur shqiptarët që do sjellësh ndryshim. Dhe humbja nuk i faturohet një njeriu. Nuk është e keqja Lulzim Basha. E keqja është Edi Rama. Basha nuk e ka rrëzuar dot dhe nuk ka për ta rrëzuar dot.

 Edi Rama e fitoi atë që donte, Nuk ka nevojë për asnjë shërbim më. Kush i ka shërbyer Edi Rama I ka shërbyer deri më 25 Prill. Blendi tha që duhet të ikë Edi Rama. Edi Rama ka tetë vite që nuk ikën. Pas 12 vitesh pot ë vazhdojmë të themi të gjejmë një mekanizëm që të heshtim, do jetë Edi Rama prapë. Unë kam përgjegjësi qytetare. E keqja e këtij vendi është Edi Rama. Ka modelin e qeverisjes më të inkriminuar. Edi Ramën e rrëzon vetëm nëse në kutitë e votimit shkojnë 1 mln shqiptarë dhe jo 600 mijë shqiptarë. Ata kanë ndenjur në shtëpi sepse nuk janë bindur.”, u shpreh Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sezon turistik më të lehtësuar?/ Albana Fico: Pandemia ka hyrë në një fazë qëndrueshmërie

Publikuar

-

Nga

Situata epidemiologjike në Shqipëri paraqitet me e stabilizuar dhe këtë e faktojnë shifrat që raportojnë autoritetet shëndetësore.

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha për Euronews Albania se të gjithë treguesit dëshmojnë faktin se në Shqipëri situata epidemiologjike është e qëndrueshme.

“Pandemia në Shqipëri ka hyrë në një fazë qëndrueshmërie, të cilën e kemi dokumentuar javë pas jave. ka një ulje të shtrimeve në spitale dhe ka një ulje të numrit të vdekjeve”, tha ajo.
Pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu se kur pritet të hiqet ora policore. znj. Fico nuk dha një përgjigje konkrete, por shtoi se duke respektuar masat mbrojtëse shumë shpejt do të arrihet ky objektiv.

“Janë vendimmarrje të vështira dhe janë bërë 15 muaj që jemi në një trysni. Ajo që unë do të thosha është se e kemi sjellë këtu situatën të gjithë bashkërisht, që duke rritur numrin e vaksinimit dhe të kujdesit, do të shkojmë drejt këtij objektivi”, tha ajo.

Shefja e ISHP-së tha se qytetarët gjatë këtej sezoni turistik do jenë më të lehtësuar, në krahasim me një vit më parë.

LEXO EDHE:  Fiks-Fare publikon skandalin/ Nusja zhduket, babai nga burgu mëson se djali punon në Greqi

LEXO EDHE:  Tronditëse/ Djali masakron me thikë nënën, tenton ti vendosë edhe flakën

Ajo pohoi faktin se dalja e vaksinës anti-COVID ka rritur shpresën dhe pritshmëritë, që epidemia të vihet më shpejt nën kontroll.

“Sezoni i vitit të shkuar ishte menjëherë pas një mbyllje absolute dhe më pas një hapje, e cila në rrugë e sipër krijoi rritje të rasteve. Ka një diferencë shumë të madhe, qoftë nga përgatitja, qoftë dhe nga njohuritë. Dalja e vaksinës bëri diferencën si dita me natën”, tha ajo./EuroNews

LEXO TE PLOTE