Video ekskluzive-Skandal/ Zbulohet pazari i Fahri Balliut me kandidatin e PD në Durrës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Video ekskluzive-Skandal/ Zbulohet pazari i Fahri Balliut me kandidatin e PD në Durrës

Publikuar

-

Fahri balliu takohet me ardian muken ne durres

Zgjedhjet lokale nuk janë shumë larg. Fushata thuajse tashmë ka filluar dhe palët politike po konfigurojnë kandidatët e tyre.

Një nga zonat ku gara pritet të jetë e fortë dhe ku PD me muaj synon që të bëjë një përmbysje, është Bashkia e Durrësit, e cila për Lulzim Bashën ka qenë një nga targetet kryesore në sulm dhe akuza.

Së fundmi CNA.al ashtu siç ka paralajmëruar, ka mundur të sigurojë një video ekskluzive, ku Fahri Balliu një nga  eksponentët e rëndësishëm të Lulzim Bashës fillon pazaret, ashtu siç ka ndodhur shpesh me një kandidat për kryetar Bashkie.

Në video  mëposhtme do të shihni Fahri Balliun në një nga lokalet  e Durrësit. Ndërsa në  një video të pak kohëve më parë, po sjellim nje sekuencë ku  Fahri Balliu duket se po ha byrek, duke pritur Ardian Mukën, pasi Balliu më parë kishte takuar Vangjush Dakon.

Sipas burimeve zyrtare nga dega e PD –së, së Durrësit  dhe shumë informacioneve që vijnë nga qendra,  Ardian Muka është kandidati i preferuar i Fahri Balliut dhe vegël e këtij të fundit për Bashkinë e këtij qyteti, si një pazar që i sjell benefite Fahroiut kur Muka të humbë.

Në qoftë se do të ndjekim videon me kujdes, Muka, thotë se ka takuar edhe Doktorin.

Por, lidhjet e tij nuk përfundojnë këtu, shkojnë edhe tek kunati i Lulzim Bashës dhe siç duket, ai është një kandidat i preferuar i Fahri Balliut apo Fahriu është në fakt shefi i Ardian Mukës, që con Mukën sa tek doktori aq tek kunati.

Në video duket dhe dëgjohet qartë, se Muka i jep llogari, ndërsa i ashtuquajtur ‘këndezi”  dhe  i akuzuari si spiun i sigurimit të shtetit ,  gazetari i i “Zëri të Popullit”, Fahri Balliu e dëgjon, ndoshta jo pa vëmendje.

LEXO EDHE:  Rama tha se u shpall në kërkim/ Spahia flet nga selia e PD

Sipas asaj që duket në video, Muka  i jep llogari ‘shefit” të tij, duke pritur që së shpejti të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit.

Në fakt Fahri Balliu, njihet dhe për miqësinë e ngushtë me kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, i cili pritet të rikandidohet nga Rama dhe të rivalizojë Mukën. Ky i fundit, një kandidat i preferuar nga Fahriu dhe klanet e PD –së, në Durrës  si nga Fedinand Xhaferraj dhe disa personazhe të tjera, të cilët më shumë se sa kandidat fitues duan një biznesmen për ta rrjepur  dhe për  t’i marrë ç’të munden.

Se për të fituar Bashkinë e Durrësit me Ardian Mukën, duket se jo vetëm është shumë e vështirë, por duket një mision i pamundur.  Aq më tepër kur misionin e udhëheq Fahri Balliu.

Kjo video tregon skandalin  se si Lulzim Basha përzgjedh kandidatët të cilët nuk vijnë si propozime të demokratëve, por të klientelës së tij.

Muka duket në hapat e fundit pas pazarit me Fahriun dhe takimit me Doktorin, pritet të ulet me kunatin e Lulzim Bashës, për të marrë aprovimin e familjes si kandidat./CNA.al

Video pazari Fahri Balliu-Ardian Muka:

Video Fahriu ha byrek dhe pret Ardian Muken:

 

Video-Nuk do ta besoni/ Fahri Balliu na mëson si lahen duart, pas paçes dhe pilafit

Video/ Kur Fahriu ushqehet me duar

Fotot ekskluzive/ Fahriu braktis pace-pilafin për bananen e rrushin

Aktualitet

Deutsche Welle për zgjedhjet shqiptare/ “Lokalet 2019 nën hijen e mosbindjes civile”

Publikuar

-

By

Dekreti i Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve loakle dhe mospranimii i këtij vendimi nga KQZ ka krijuar nëShqipëri një situatë të paprecedent.

Nga njëra anë KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve) vazhdon procesin zgjedhor drejt 30 qershorit, nga ana tjetër bashkitë, që janë fituar nga PD në zgjedhjet e kaluara lokale, kanë filluar mosbindjen civile. Kryetarët e këtyre bashkive dhe mbështetësit e opozitës kërkojnë  lirimin e mjediseve, ku KQZ ka vendosur Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve,(KZAZ) me kutitë e votimit, listat e zgjedhësve dhe gjithë materialet e tjera zgjedhore.

Të mërkurën, ( 19.05) Bashkia e Beratit, Matit, Lezhës, Kukësit, Klosit, Skraparit; Kavajës, Bilishtit, Gjirokastrës kërkuan lirimin e mjediseve që janë në pronësi të bashkisë me arësyetimin e zbatimit të dekretit të Presidentit Meta për mos zhvillim të Lokaleve2019. Në Bashkinë e Matit, mbështetës të opozitës u përleshën me policinë.KQZ bën me dije të mërkurën se ata përdorën  sende të forta duke plagosur efektivat e policisë, që në kundrpërgjigje përdorën gaz lotsjellës.

Mosbindja civile filloi të martën në Bashkitë e djathta të Shkodrës dhe Tropojës. Burime zyrtare nga KQZ bëjnë njoftojnë, se të martën në mbrëmje (18.06), në Bashkinë e Shkodrës, mbështetës të opozitës hynë në oborrin e gjimnazit “Shejnaze Juka” dhe pasi u konfrontuan  me forcat e policisë, i vunë flakën njërës prej klasave të katit të parë të shkollës, ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve,(KZAZ). Të njëjtat burime pohojnë, se u dogj gjithë baza materiale e sjellë nga KQZ  për përgatitjen e zhvillimit të votimit më 30 qershor.

Incidenti, në mbrëmjen e së martës u parapri më herët, nga konfrontimi fizik i mbështetësve të opozitës me komisionerët e KZAZ, të vendosur  në Pallatin e Sportit, Shkodër,  dhe efektivat e policisë duke synuar të pengojnë hyrjen e komisionerëve në mjediset e KZAZ.  Në këto kushte KZAZ në Pallatin e Sportit është marrë nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Në Bashkinë e Tropojës, mbështetës të opozitës hynë të martën me dhunë në mjediset e KZAZ dhe nxorrën jashtë materialet zgjedhore për zhvillimin e votimeve më 30 qershor.

Episodet e mosbindjes civile në Bashkitë e fituara nga PD në zgjedhjet lokale 2015, ndodhin pas paralajmërimit të kryetarëve të këtyre bashkive, se nuk do të lejojnë ngritjen e qendrave të votimit në mjediset që bashkia administron, por do të zbatojnë dekretin e Presidentit Meta për shfuqizimin e datës 30 qershor.

Bashkitë e djathta: Lironi mjediset e KZAZ

Burime nga KQZ bëjnë me dije, se kanë informacione se incidente të tilla mund të zhvillohen në vijimn në bashki të tjera të drejtuara nga opozita.

LEXO EDHE:  Shkatërrimi i materialeve zgjedhore/ Shoqërohet ish-deputetja e PD-së

Pas daljes së dekretit nga Presidenti Meta për anulimin e 30 qershorit si data e zhvillimit të Lokaleve 2019 dhe mosnjohjes së këtij vendimi nga KQZ, në zbatim të Kodit Zgjedhor, kryetarët e bashkive të djathta i kërkuan këtij komisioni të lirojnë mjediset ku janë vendosur  KZAZ, qendrat dhe materialet e votimit, mjedise që janë nën juridiksionin e bashkive.

Albanien Berat | Unterstützer der Opposition wollen den Wahlprozess blockieren (Innenministerium Albanien)Foto: Përkrahësit e opozitës në Berat

Kërkesa vjen në vijim të deklaratës së PD, se do të pamundësojë zhvillimin e Lokaleve 2019 dhe angazhimit të saj për ngritjen e “Aleancave Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë” në të gjitha bashkitë, përfshirë edhe ato të drejtuara nga PS, ku fushata po vazhdon pa incidente.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, drejtuese e Shoqatës së Kryetarëve të bashkive të djathta, tha në konferencë për shtyp të martën se në zbatim të dekretit të Presidentit Meta, KQZ  duhet të lirojë të gjithë mjediset, që janë pronë e bashkive.

” Do të bëj gjithçka për kontrollin e territorit të bashkisë, duke mos lejuar asnjë puç institucional të bandave të Edi Ramës që drejtojnë policinë, prefekturën dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”,deklaroi Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

KQZ: Çdo cënim i procesit zgjedhor përbën vepër penale

Por KQZ bëri të martën njoftoi zyrtarisht, se kërkesa për lirimin e menjëhershëm të mjediseve ku janë vendosur KZAZ dhe ndërprerja e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në mjediset që janë në pronësi të bashkive „përbën tejkalim të kompetencave dhe detyrave të njohura nga ligji për vetëqeverisjen lokale”. Në deklaratën e KQZ theksohet, se   “çdo cënim i procesit zgjedhor përbën vepër penale”.

Opozita e djathtë nuk merr pjesë në Lokalet 2019, pasi sipas saj „ ato nuk do të jenë të lira dhe të ndershme”. Që prej 4 muajsh PD dhe partitë e tjera opozitare kanë dorëzuar mandatet e tyre parlamentare dhe po zhvillojnë protesta për të rrëzuar qeverinë Rama, e akuzuar prej tyre për korrupsion, e ardhur në pushtet nga blerja e votës dhe lidhjet me krimin e organizuar. Këto ditë gazeta bulevardeske gjerane „ Bild” publikoi një tjetër seri përgjimesh të Prokurorisë në Shqipëri, lidhur me blerjen e votës nga PS, në zgjedhjet parlamentare 2017.

Opozita ka paralajmëruar vijimin e protestave të saj kombëtare më 21 qershor./DW/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ministrja Gjonaj: SPAK deri në fund të vitit në veprim

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtesise, Etlilda Gjonaj ne deklarate per mediat, pergjigjet per emerimet ne burgje

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reforma në drejtësi kriteret kyç në procesin e afrimit të Shqipërisë në BE.

Në një prononcim për programin anglisht të DW, ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj, nënvizon se Shqipëria ka bërë përparime, por sipas saj: „Korrupsioni nuk është vetëm një sfidë për Shqipërinë, por një sfidë në secilin vend, madje edhe në Europë. Ne kemi bërë disa përparime. Por natyrisht kjo nuk mjafton, sepse korrupsioni nuk mund të zhduket kaq thjeshtë brenda ditës.” E pyetur nga gazetari i DW Max Zander lidhur me termat kohor të reformës në drejtësi dhe krijimin e strukturës SPAK, Gjonaj thotë për DW, se „besoj që deri në fund të këtij viti, por shpresoj edhe më herët, SPAK do të jetë në funksion dhe në veprim”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nëse nuk ndërhyet deri të Premten mund të ketë viktima”/ Paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës

Publikuar

-

By

Gazetari Artan Hoxha, nga studio e emisionit “Repolitix”, zbuloi se SHBA do të ndërhyjë për të qetësuar situatën politike në Shqipëri.

Hoxha uron që kjo ndërhyrje të bëhet sa më shpejt sepse deri të Premten, nëse nuk do të ketë ndërhyrje, mund të ketë edhe viktima.

“SHBA do të ndërhyjnë por uroj që të ndërhyjnë sa më shpejt. Ne u anëtarësuam në NATO, kur na plasi Gërdeci. Shqipëria sot rrezikon të shkojë në konflikt civil. Nëse bashkitë do përdorin rrogëtarët e vet, pazari del shumë keq. As Rama as Basha nuk kanë thënë të ulen të zhbëjnë marrëveshjen e Prillit të 2008. Asnjëri nuk thotë se këtë sistem zgjedhor e bëmë vetë. Ata kanë hyrë në Parlament me listë. Ata i kanë thirrur i kanë thënë më mbulo fushatën në këtë vend dhe do futesh. Sot asnjë nga palët nuk po thotë që do tërhiqet. Këto përgjime janë thjesht benzinë. Protesta e të Premtes është paralajmëruar tre ditë më parë. OSBE në Shqipëri nuk e pyet më njeri. Kemi ardhur tek pika që të Premten, nëse nuk do ketë një mesazh për të ulur gjakrat, mund të ndodhë ajo që përflitet. Deri më tani nuk ka viktima, por nëse gjërat shkojnë kështu mund të kemi edhe viktimë. Nëse Presidenti e nënshkroi Dekretin, duhet ta dinte se do kishte pasoja. Ai nuk e shoi zjarrin, por i hodhi benzinë. Rama, gjithmonë si përgjegjësi kryesore, ka për të garantuar rendin dhe sigurinë”,- tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Trending

Read previous post:
Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Është zgjedhur personi i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi. Menjëherë pas dorëheqjes së Panos Kammenos nga...

Close