LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditet Tirana/ Vrasje e trefishtë në familje 

14 Janar 2019, 07:25, Aktualitet CNA
Tronditet Tirana/ Vrasje e trefishtë në familje 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se një vrasje e trefishtë ka ndodhur në zonën e Unazës së Re tek rruga ?Kristaq Mone?, ku dhëndri ka vrarë me armë vjehrrin dhe vjehrrën. Pas tyre ai ka qëlluar edhe veten. E gjithë dinamika është zhvilluar në shtëpinë e vjehrrit.

Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me shkaqet që çuan në këtë tragjedi familjare. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur situatën pasi u lajmëruan nga fqinj

?Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën ?Kristaq Mone? janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.

Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga