LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sakrificat e Kryemadhit për atdheun/ Nga luksi tek relaksimi i “Landit të Fierit”

14 Janar 2019, 10:31, Aktualitet CNA

Paradokset e prodhuara nga politika, janë kthyer në kosto për qytetarët.

Politikanë (të paktën të tillë quhen) që njihen me dhëmbë e dhëmballë nga qytetarët, gjejnë guximin dhe publikisht dalin dhe derdhin lot krokodili për  krizën politike, ekononomike dhe jo vetëm,  që kanë mbërthyer Shqipërinë.

Javën që shkoi, kryetarja e LSI ?së, Monika Kryemadhi, u shfaq në media, më e ?shqetësuar? se kurrë për qytetarët.

Duke ?harruar tepsinë? dhe përfitimet prej saj, ajo u zotua se LSI kurrë nuk do tradhëtojë Shqipërinë.

Madje fjalimi i saj emocionoi gratë LSI-iste, të cilat lotuan kur dëgjuan për sakrificat e Monikës për atdheun.

?Të kthejmë shqiptarët në Shqipëri. Të kthejmë shqiptarët në Shqipëri që të ndërtojmë Shqipërinë. Të ndërtojmë Shqipërinë europiane, të ndërtojmë atë Shqipëri për të cilën kemi aspiruar. Shtëpia e shqiptarëve është Shqipëria dhe vetëm duke u kthyer në Shqipëri për të ndërtuar prosperitetin dhe integritetin e vendit tonë?, bëri thirrje Kryemadhi.

Është e lehtë të bësh thirrje qytetarëve për t?u kthyer në Shqipëri, ndërsa jeton në luks me paratë e tyre.

Është e lehtë t?u bësh thirrje qytetarëve, që janë larguar nga Shqipëria për një copë bukë, dhe pasurinë e Kryemadhit se kanë parë as në ëndërr.

Sigurisht, që është e lehtë për Kryemadhin, pasi dosjet e skandaleve të bashkëshortit të saj në Prokurori, i mbyll me një kërcitje gishtash.

Por, nga ana tjetër edhe Kryemadhi se ka të lehtë që të shtiret para kamerave, se i vjen keq për qytetarët.

Nga frika ndaj prangave, është e gatshme të dalë dhe me bikini para mediave.

Kryemadhi nuk ka pasur asnjëherë punë me Landin e Fierit ( gjyqtarin qefli, Roland Hysi), që ta relaksonte, meqë po zgjidhte hallet e popullit.

Nëse vertet do të bëhet drejtësi në këtë vend,  mund të krijohen edhe mundësitë e një takimi mes Monikës dhe Landit të Fierit.

Por, nuk dihet nëse do të jetë në gjendje Monika të ?qajë hallet? e shqiptarëve pasi të relaksojë Landin e Fierit.

Ndërkohë që ndodhet jashtë hekurave, hipokrizia e saj nuk njeh kufij.

Flet për shit-blerje votash, pa i llogaritur blerjet e LSI ?së, me telefona, thasë mielli dhe para.

?Kemi detyrim moral dhe politik për të gjithë ata shqiptarë që për shkak të varfërisë e shitën votën e tyre te paratë e krimit të organizuar, e shitën votën e tyre për të mbajtur vendin e punës, e shitën votën e tyre për shkak se nuk gjetën forcë për të përballuar kërcënimin e kriminelëve? ka thënë Kryemadhi në Konventën e LSI ?së.

Morali për Monikën, është një si produkt i blerë në tregun e fruta-perimeve. Por, ky lloj morali do t?i bëjë punë, derisa drejtësia do t?i tundë prangat tek dera e shtëpisë./CNA.al

Foto-Flet për varfërinë/ Kryemadhi e mbuluar në luks

Pasuri marramendëse/ Meta dhe Kryemadhi ?të zhytur? në luks

Dosja Meta-Kryemadhi/ Një sprovë për Reformën në Drejtësi

Foto-Si e ndryshoi luksi i shfrenuar dhe operacionet Monika Kryemadhin

Zbardhet pasuria/ Monika Kryemadhi paguhet më shumë se Meta

Lajmet e fundit nga