LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama lakuriq”/ Shokon Petrit Vasili

14 Janar 2019, 15:57, Aktualitet CNA
“Rama lakuriq”/ Shokon Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në në postim në rrjetet sociale ka komentuar lëvizjen e fundit të kryeministrit Edi Rama.

Në shkrimin e tij, Vasili thotë se kreu i qeverisë është duke ndërtuar një qeveri private dhe familjare.

?Qeveria private e familjare e Edi Ramës lakuriq përpara Kushtetutës!!!

Edi Rama përfundimisht nuk ndërton dot asgjë tjetër përveçse një qeveri private familjare si një zgjatim interesash okulte financiare e politike.

Ministra të lindur në kulisa tarafesh, interesash gjithfarësh dhe lidhjesh familjare e private ky është inkubatori i Edi Ramës, që pjell qeveritë e tij si pulari e familjes.?-shprehet ai.

Më tej, di LSI-së thekson se me këtë që është duke bërë Rama dhe qeveria janë duke shkelur Kushtetutën dhe Ligjin.

?Peng i interesave të errëta kundër të mirës publike dhe kombëtare, Rama dhe qeveria e tij si klonim i tyre janë vendosur në konflikt të egër me Kushtetutën dhe ligjin.

Shkelja e Kushtetutës dhe ligjit për Ramën nuk janë asgjë për shkak të errjes së syve, që shkaktojnë pengmarrjet në veri dhe lindje të Ballkanit.?-shprehet ai.

Sipas Vasilit, Rama si ministër i Jashtëm është zgjatim i interesave dhe axhendave të errëta antikombëtare.

?Çfarë është Edi Rama si ministër i Jashtëm?

Është thjesht zgjatim i interesave të zymta dhe axhendave antikombëtare, realizimin e të cilave ai s’mund t’ja besojë kërkujt tjetër vec vetes.?-shkruan Petrit Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga