Connect with Us

Rama debat me Bushatin/ I bllokoi vizitën në Berlin?

Aktualitet

Rama debat me Bushatin/ I bllokoi vizitën në Berlin?

Publikuar

-

edi rama, ditmir bushati, parlament

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ndaj vetëpropozimit të kryeministrit Edi Rama për postin e ministrit të Jashtëm.

“Shqipëria me dy ministra të jashtëm, Ditziu kushtetues Edvini antikushtetues!”-shprehet ai.

Më tej, Berisha tregon se një sherr i madh ka plasur midis Rmës dhe ministrit të Jashtëm në detyrë, Ditmir Bushatit.

Një sherrnajë e madhe ka shpërthyer këto ditë midis ministrit të Jashtëm antikushtetues apo të kryesisë së Partisë Socialiste, Edvin Kristaq Rama dhe ministrit kushtetues Ditzi Bushati, të cilin neni 106 i Kushtetutës e detyron të qëndrojë në detyrë gjersa Presidenti i Republikës ta ç’dekretojë atë si ministër i Jashtëm dhe të dekretojë e të bëjë betimin para presidentit personi që do të zëvendësojë atë në postin e ministrit të jashtëm.”-thotë ai.

Sipas ish-Kryeministrit kjo situatë tregon se mazhoranca po kapitullon dhe se Shqipëria është pa ministër të Jashtëm.

“Situata me dy ministra të Jashtëm është tragjikomike dhe dëshmon se mazhoranca e drogës, krimit dhe vjedhjeve po kapitullon. Kjo situatë do të thotë se Shqipëria defacto është pa minstër të Jashtëm.”-vijon demokrati.

LEXO EDHE:  “Pres një çmenduri nga Meta”/ Çfarë paralajmëron Edi Rama

Sali Berisha thekson se kreu i qeverisë blloki vizitën e ministrit Bushati në Berlin, duke i shkaktuar vendit probleme serioze për integrimin në Bashkimin Europian.

“Rama, i tmerruar nga vizita e parashikuar me kohë për sot dhe nesër e Ditziut në Berlin, shumë e rëndësishme për hapjen e negociatave në qershorin që vjen, bllokoi vizitën. Ai, pasi dështoi ta detyrojë Ditziun t’i paraqesë dorëheqjen, sipas diplomatit dixhital kaloi në ekstrem duke i bllokuar pasaportën diplomatike dhe bërë të pamundur udhëtimin e Ditziut për Berlin, por njëkohësisht duke dërguar një mesazh të neveritshëm dhe turpërues në kancelarinë gjermane.”-thotë ai.

Ish-kryeministri kërkon dënimin me forcë të këtij skandali dhe i bën thirrje presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë Ramën në postin e ministrit të Jashtëm.

“Duke dënuar me forcën më të madhe këtë skandal me kosto të lartë për integrimin e vendit, i bëj thirrje Presidentit të Republikës të mos dekretojë Zografin bis si ministër të jashtëm të Shqipërisë.”-mbyll shkrimin Sali Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE