LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi i trefishtë në Tiranë/ Zbardhen emrat e viktimave

14 Janar 2019, 07:37, Aktualitet CNA
Krimi i trefishtë në Tiranë/ Zbardhen emrat e viktimave

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë, e cila tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm.

Burimet bëjnë të ditur se në zonën e Unazës së Re tek rruga ?Kristaq Mone?, dhëndri ka vrarë me armë vjehrrin dhe vjehrrën dhe pas tyre ai ka qëlluar edhe veten.

Gjithashtu mësohet se viktimat janë Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri i tyre Majlind Lala.

?Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi Majlind Lala, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Tronditet Tirana/ Vrasje e trefishtë në familje 

Lajmet e fundit nga