Aktualitet
“Kërmilli i PD-së”/ Si ka ndryshuar në vite Edmond Spaho

Në vijim të “Rubrikës” që CNA.al prej ditësh nëpërmjet fotove tregon sesi kanë ndryshuar në vite politikanët shqiptarë, sot po sjellim një tjetër personazh.
Bëhet fjalë për Edmond Spahon, kreu aktual i grupit parlamentar të PD-së. Edmond Spaho prej gati 30 vitesh vitesh në politikë, me servilizmin e tij ka mundur të shkojë deri në postet më të larta të PD dhe pushtetit.
Në gati 30 vite demokraci shumicën e kohës ai është paguar nga taksat e shqiptarëve si ministër, zv/ministër, deputet, kryetar i Komisionit parlamentar të ekonomisë, nënkryetar Kuvendi dhe, së fundit kryetar grupi parlamentar të PD.
Edhe pse në 2009 u dëbua nga Berisha pas tradhëtisë së tij me Pollon, duke u zvarritur si një kërmill, arriti të kapej dhe të shpëtojë nga kamerdarja e Lulit.
Edmond Spaho në korridoret e PD-së, shpesh shikohej thjeshtë si servil e zyrtaruc, ku shumë personazhe e thërrisnin kërmilli, për shkak të sjelljes së tij politike.
Edhe ndonjë ministër socialist që e ka përzemër “kërmillin” e PD-së, ndërsa Rama i thotë “profesor”.
Por, Spaho sikurse CNA.al e ka raportuar rezulton të ketë vënë edhe jo pak pasuri në këto vite. Për të gjithë ata që nuk e dinë Edmond Spaho është zotëruesi i një vile në Golem, të cilën e kishte në emrin e vjehrit të tij, pronë e cila më pas ka kaluar në emër të bashkëshortës. (lexo këtu).
Po të shohësh deklaratat e pasurive të Edmond Spahos (deklaratat) shikon se ai ka trashëguar së fundi nga babai i tij rreth 40 piktura, asnjëra prej tyre, sipas deklaratës të vitit 2016, nuk e kalon vlerën 20 mijë lekë të reja.(lexo këtu)
Ai ka ecur gjithmonë ne nivele të dyta dhe të treta, mjafton që të ishte në lojë, dhe këtë e ka bërë shumë mirë.
Fotot më poshtë, tregojnë si ka ndryshuar në vite, Edmond Spaho:

Fotot-Si e ndryshoi politika deputetin e video-skandalit erotik
Foto-Nga gazetar i RD-së në nënkryetar i Kuvendit/ Si ka ndryshuar në vite Edi Paloka
Foto-Ish shtangisti që u bë president/ Si ka ndryshuar në vite Ilir Meta
Foto-Si e ndryshoi luksi i shfrenuar dhe operacionet Monika Kryemadhin