Connect with Us

Horoskopi i ditës, 14 janar 2019

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 14 janar 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Do tregoheni me te disponueshëm për jetën ne çift sot dhe nuk do këtë asnjë mundësi qe lidhja juaj te pushtohet nga rutina. Do argëtoheni pa fund dhe do provoni eksperienca te reja. Beqaret do joshen pa fund, por nuk do e kenë te lehte te vendosin për dike. Ne planin financiar priten përmirësime. Do ndiheni me te qete dhe do shpenzoni pa frike për disa gjera te nevojshme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Do kërkoni me shume liri gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe kjo do krijoje debate me partnerin. Mos e teproni dhe flisni qetësisht. Beqaret do fillojnë disa aventura te këndshme dhe emocionuese, por qe nuk do i çojnë asgjëkund. Hëna do ndikoje negativisht tek financat. Kujdes me shpenzimet e mëdha sepse gabimi me i vogël do iu rrënojë menjëherë.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift do marre një kthese tjetër gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur dhe do jetoni ne një ambient mjaft harmonik. Bashkëpunimi me partnerin do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Ndikimi i yjeve për jetën sentimentale te beqareve do jete pozitiv. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet për takime. Financat kërkojnë një menaxhim me te mire dhe me te kujdesshëm.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Fale mbështetjes se Uranit, marrëdhënia juaj me partnerin do jete e shkëlqyer sot. Do ndiheni shume mire pranë tij dhe do mendoni te dy për te ardhmen. Beqaret do lodhen pak duke kërkuar, por ne fund do e gjejnë personin e përshtatshëm. Ai mund te jete i shenjës se Ujorit. Ne planin financiar nuk rekomandohen transaksione apo investime te mëdha.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Sot do rivendoset dialogu ne çift dhe do flisni hapur me partnerin tuaj. Pas kaq kohesh do i sqaroni një e nga një te gjitha keqkuptimet dhe do ndiheni te qete. Beqaret do jene luftarake dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Do ndryshoni status shume shpejt. Tregohuni sa me vigjilente ne planin financiar nëse nuk doni te përballeni me probleme te mëdha.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Nëse jeni ne një lidhje prej disa kohesh, çdo gjë do shkoje mire sot. Do flisni për gjithçka me njeri-tjetrin dhe nuk do mbani sekrete. Beqaret do pëlqejnë disa persona aspak te sinqerte dhe shume xheloze. Kujdes, nëse mendoni te filloni një lidhje me ta do vuani shume. Ne planin financiar do iu gjeni menjëherë zgjidhje problemeve dhe do shpenzoni pa frike.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Do i shtoni dozat e imagjinatës sot ne jetën tuaj ne çift dhe do kaloni momente me te këndshme pranë partnerit. Lejojini vetes edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do kenë takime pa fund, por ehte shume shpejt për te filluar një lidhje. Njihuni mire me personat qe do iu qëndrojnë pranë. Dite e shkëlqyer për te bere një riorganizim te financave. Situata do stabilizohet.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Mos e ngrini ne piedestal sot atë qe dashuroni sepse do ndihet i privilegjuar dhe mund te kërkojë edhe dike tjetër. Beqaret do kenë disa takime, por nuk duhet te kërkojnë perfeksionin. Askush nuk ehte i tille, madje as ju. Përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen sot sepse nuk vijnë shpesh te tilla. Yjet do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën financiare.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Klima ne çift nuk do jete shume e ngrohte gjate kësaj dite. Mos bëni gabim te joshni persona te tjerë sepse gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot do shkatërrohet menjëherë. Beqaret do çejne mundësi te mira për ta stabilizuar jetën e tyre sentimentale. Përfitoni! Ne planin financiar pritet te keni fat. Tregohuni vetëm pak me te vëmendshëm kur te shpenzoni.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Për pjesën me te madhe te çifteve, gjerat do ecin me se miri sot ne jetën sentimentale. Do e dëgjoni me kujdes partnerin dhe nuk do bëni asgjë sipas mendjes suaj. Beqaret nuk duhet te dalin ne përfundime te nxituara para se ta njohin mire një person. Shmangni zhgënjimet! Financat do jete te paqëndrueshme. Këshillohuni sa me shpejt e specialistet e fushës.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Nëse doni qe marrëdhënia juaj me partnerin te përmirësohet duhet te ndryshoni tërësisht mënyrën tuaj te sjelljes. Tregohuni pak me te kuptueshëm dhe toleroni here pas here. Kokëfortësia gjithashtu është një “armik”. Beqaret do kenë serish te njëjtin status. Ne planin financiar duhet te ulni sa te mundni shpenzimet dhe t’i menaxhoni më me kujdes te ardhurat.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Partneri do iu surprizoje gjate kësaj dite me një propozim te rëndësishëm. Edhe pse do iu vije papritur mendohuni mire para se te jepni një përgjigje. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe nuk do e gjejnë as sot personin e përshtatshëm. Ne planin financiar do jeni me te motivuar për t’u përballur me problemet qe do iu dalin përpara. Do e stabilizoni situatën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Selektimi i kandidatëve të PD/ Tritan Kalo propozon mospasjen e “veseve” kriter bazë për pranimin

Publikuar

-

Nga

Selektimi i kandidatëve të PD/ Tritan Kalo propozon mospasjen e “veseve” kriter bazë për pranimin

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka reaguar sërish në rrjetet social, por këtë herë duke e zhvendosur vëmendjen tek politika.

Me tone ironike, Kalo shkruan se kriter për pranimin e kandidatëve, të majtë apo të djathtë, përpos testeve për drogë, alkool, bixhoz, dëshmi penaliteti duhet të jetë dhe mospasja e veseve si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia. Pra, duhet së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë” nga veset e mësipërme, pastaj të kandidojnë.



Por sipas Kalos vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të virgjërisë politike” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë nuk janë treguar.

“KOHË KOVIDIANE….KUJDES dhe PËRKUJDES ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse Sars-Cov2/Covid-19 është i pranishëm kudo dhe rreziku i infektimit prej tij mjaft i lartë.…KJO DUHET TË MBETET KRYEFJALA e këtyre muajve….Keni kurdoherë besim në mirëkuptimin dhe mbështetjen tonë…..Mqse u yshta nga lajmet e kësaj mbrëmje të 12 Gushtit 2020, doja të bëja një SUGJERIM nga eksperienca jetësore e profesionale e këtyre 30 viteve të pas 31 Marsit 1991….Në këtë fushatë parazgjedhore, përpos testeve të propozuara për Drogë, Alkool, Bixhoz, emrat e Tre shokëve të Gjimnazit apo Universitetit, Anëtarësinë në PPSH, Bashkpunues i Sigurimit të Shtetit, Dëshmi penaliteti për brënda e jashtë vendit, etj., a duhen përfshirë edhe TESTET e mospasjes së veseve të mirëevidentuara e ulëritëse të POLITIQENËRVE tanë të “DEMON-KRACISË” si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia apo ai i “gëlltitjes së një luge çorbe të qelbur nga Shërbimet e huaja”, në KRITERET BAZË për pranimin e kandidatëve të Djathtë apo të Majtë në “Parla-pa-mentin tonë Demon-kratik”?!?!…. BANORËT e Rolling Hills, të Vilave në Gjrin e Lalzit apo të Blloqeve të tjera me vila qindra-mijra eurosh përrreth Tiranës a në Bregdet, DUHET së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë e tyre” nga veset e mësipërme….Vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të VIRGJËRISË POLITIKE” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë NUKU janë treguar ndërkohë, SORRY!….Unë vetë NUKU kam as më të voglën dromëz besimi…..Quos vadis Shqipëria ime!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pompeo “godet” Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Publikuar

-

Nga

Pompeo "godet" Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën në Pragë se fuqia ekonomike globale e Kinës e bën këtë vend komunist në disa kuptime një armik më të vështirë për t’u kundërshtuar sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë.

Zoti Pompeo u bëri thirrje vendeve kudo në Evropë që të bashkohen kundër Partisë Komuniste Kineze, për të cilën ai tha se përdor fuqinë ekonomike për të ushtruar ndikimin e saj në të gjithë botën.

“Ajo që po ndodh tani nuk është Lufta e Ftohtë Numër 2,” tha zoti Pompeo në një fjalim para senatit çek. “Sfida për t’i rezistuar kërcënimit të Partisë Komuniste Kineze është në disa kuptime shumë më e vështirë”.

“PKK është futur në ekonomitë tona, në politikat dhe në shoqëritë tona në mënyra që Bashkimi Sovjetik nuk mund ta bënte dot”.

Referenca për Luftën e Ftohtë vjen pas komenteve të bëra nga ambasadori i Kinës në Londër muajin e kaluar, i cili paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të luftojnë me Pekinin në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar me shpejtësi këtë vit për një varg çështjesh, përfshirë trajtimin e koronavirusit nga Pekini; çështjen e prodhuesit të pajisjeve të telekomit Huawei; pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut; dhe masat shtrënguese të Pekinit në Hong Kong.



Vizita e zotit Pompeo në Republikën Çeke, ish-pjesë e bllokut sovjetik deri në vitin 1989, shënon ndalesën e tij të parë të një turneu në Evropën Qendrore, për të diskutuar mbi sigurinë në fushën e kibernetikës dhe të energjisë.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 17 korrik 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 24 gusht 2019

Ai shfrytëzoi këtë rast për të kritikuar ndikimin rus dhe kinez duke lavdëruar zyrtarët çekë për qëndresën e tyre ndaj Pekinit vitin e kaluar. Zoti Pompeo përmendi përpjekjet e Republikës Çeke për të vendosur standarde sigurie në procesin e zhvillimit të rrjeteve 5G të telekomunikimit, pas paralajmërimeve të një enti qeveritar kundër përdorimit të pajisjeve të prodhuara nga Huawei i Kinës.

Në muajin maj, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Andrej Babis nënshkruan një deklaratë mbi sigurinë e rrjeteve 5G, por vendi nuk ka marrë një vendim të prerë për të ndaluar blerjen e teknologjisë së firmës Huawei. Presidenti çek Milos Zeman ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta me Kinën.

Zoti Pompeo tha se disa vendeve të Evropës do t’u duhet një kohë më e gjatë që të ndërgjegjësohen për kërcënimet, por tani ekziston një momentum pozitiv.

“Batica është kthyer (në Shtetet e Bashkuara), po ashtu siç e shoh edhe këtu në Evropë. Perëndimi po fiton, mos lejoni njeri që t’ju thotë se Perëndimi është në rënie,” tha ai.

“Ne kemi detyrimin t’u flasim njerëzve tanë qartë, hapur dhe pa frikë. Ne duhet të ndeshemi me guxim me çështjet komplekse dhe duhet ta bëjmë këtë së bashku,” tha ai./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Publikuar

-

Nga

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet në Shqipëri pritet të ndryshojë emrin.

Bëhet fjalë për qytetin e Sarandës, ndërsa ideja është hedhur nga një grup intelektualësh, të cilët kërkojnë ti rikthejnë emrin që ka mbajtur në lashtësi “Onhezmi”.

Nisma është përkrahur edhe nga disa banorë të cilët nuk kanë nguruar të shprehin qëndrimin e tyre pro në rrjetet sociale.
Emri sipas latinishtes mund të ketë dy kuptime, Onhezi ishte një erë juglindore e cila frynte dhe lehtësonte udhëtimet me varka e anije dhe kuptimi i dytë është se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas.



Gjatë pushtimit italian, Saranda është quajtur për pak kohë “Porto Eda”, për nder të vajzës së madhe të Benito Mussolinit.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 6 prill 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 12 nëntor 2018

Saranda do të thohë “40” në gjuhën greke, emër që e ka marrë nga manastiri i “40 shenjtorëve” në kodrën mbi qytet.

Kujtojmë që pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i “Urës Vajgurore” votoi unanimisht pro ndryshimit të emrit për qytetin që tashmë quhet Dimal, si emri ilir i qytetit antik që ndodhet në atë zonë. Pritet të shohim nëse ky ndryshim do të ndodhë edhe për Sarandën./CNA.al

LEXO TE PLOTE