Life Style
Harta e dhimbjeve të barkut/ Identifikoni zonën dhe zbuloni shkakun

Shumica prej nesh vuajnë nga dhimbja e barkut apo e stomakut. Shpeshherë nuk jemi në gjendje të kuptojmë shkakun prej nga vjen akjo dhimbje. Ky artikull do t’ju shërbejë si një udhëzues i vogël për të kuptuar se nga vijnë dhimbjet. Por për të qenë të sigurt duhet edhe të konsultoheni me një specialist.
Zona 1
Në këtë pjesë që gjendet poshtë brinjëve të krahut të djathtë gjendet fshikëza e tëmthit (mund të jetë një gurë në tëmth) dhe pankreasi.
Zona 2
Kjo zonë gjendet në hyrje të stomakut kështu nëse ndieni dhimbje këtu mund të bëhet fjalë për refluks gastroezofageal, gur tëmthi ose mostretje.
Zona 3
Gjendet poshtë brinjëve, në krah të majtë, dhimbja në kët ëzonë mund të jetë tregues i një inflamacioni të duodenum apo ulçër.
Zona 4
Poshtë legenit, në pjesën e djathtë të trupit, dhimbja mund të shkaktohet nga një inflamacion i zorrës së trashë, për shembull nga koliti. Nëse dhimbja prek edhe pjesën e pasme mund të bëhet fjalë për një probleme lombare.
Zona 5
Në këtë pjesë, përveç kërthizës gjendet edhe pankreasi. Nuk mund të përjashtohen fakti se dhimbja mund të vijë nga organet që lidhen me to, kështu dhimbja mund të tregojë se vuan nga ulcera në stomak.
Zona 6
Sipër legenit, në krahun e majtë, një dhimbje në këtë zonë mund të jetë treguesi i një inflamacioni të zorrës së madhe ose të divertikolit.
Zona 7
Në këtë zonë gjendet kocka e legenit dhe artikulacioni koskofemoral (i ankës): dhimbja mund të vijë nga veshka e djathtë. Ndërsa tek gratë mund të bëhet fjalë për ndonjë problem ovarian.
Zona 8
Sipër kockës pubike, poshtë kërthizës, nëse dhimbja ndjehet edhe në pjesën e pasme (shpine) mund të bëhet fjalë për një problem lombar. Nëse dhimbja është prezente vetëm në pjesën e përparme të trupit, me shumë gjasa bëhet fjalë për kolit (inflamacion i zorrës së trashë).
Zona 9
Mbi kockën e legenit, në krahun e majtë, nëse je grua mund të bëhet fjalë për probleme me vezoren e majtë. Nëse dhimbja arrin pjesën e poshtme të trupit apo këmbët mund të bëhet fjalë për gurë në veshka.
Lajme të Rekomanduara:

Çmend meshkujt me gjoksin e saj/ Fotot më provokuese të bjondinës së Instagramit
Neyleen Ashley është bjondina më e zjarrtë në Instagram. Fromat e saj bombastike kanë bërë që ajo të tërheqë vëmendjen e shumë ndjekësve, kryesisht meshkuj....

Përvëlon me fotot seksi/ Njihuni me “bombën” e fitnesit
Giamma Cool është një modele fitnesi dhe influncuese në rrjetet sociale. Ajo ka një numër të madh ndjekësish në Instagram, rreth 2.1 milionë. Cool publikon...