LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati në Vlorë/ Zbulohet objektivi (Emri)

14 Janar 2019, 17:23, Aktualitet CNA
Atentati në Vlorë/ Zbulohet objektivi (Emri)

Dalin detajet e para të ngjarjes së rëndë të ndodhur në rrugën ?Gjergj Arianiti? që tronditi Vlorën pak minuta më parë.

Nga burimet e CNA.al mësohet se dy personat u qëlluan ndërsa ishin duke dalë nga kafeneja në drejtim të automjetitt të tyrë tip ?Audi A3?.

Objektivi ka qenë drejtuesi i mjetit, Mikel Mehmeti, rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë si pasojë e një plumbi që ka marrë në kraharor.

Sapo ka mbërritur në spital Mehmeti është futur direkt në sallën e operacionit, ku ndodhet aktualisht.

Ndërkohë, në derën e parë të krahut të drejtuesit të mjetit kanë lënë gjurmë 10 plumba, çka ka ngritur dyshimet e para për qënien e tij objektivi i atentatit.

Atentatorët kanë qenë dy persona me motor./CNA.al

Lajmet e fundit nga