LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet lokale/ Manjani thirrje opozitës

13 Janar 2019, 12:17, Aktualitet CNA
Zgjedhjet lokale/ Manjani thirrje opozitës

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale ka dërguar një mesazh për Konventën Kombëtare të LSI-së që u mblodh ditën e djeshme dhe për çdo qytetar tjetër.

Në shkrimin e tij, Manjani shprehet se këto zgjedhje mund të vendosin fundin e asaj pak demokracie që ka mbetur.

?Ky është viti i zgjedhjeve që mund të vendosin fundin e asaj demokracie që ka mbetë.?-shprehet ai.

Më tej, Manjani shkruan se e kupton që janë të pakënaqur nga opozita, por sipas tij mos pjesëmarrja në zgjedhje do mbajë akoma në fuqi ?Rilindjen?.

?I kuptoj deri në palcë të gjithë ata që janë të pakënaqur me politikën. Me opozitën më së shumti.

Kanë të drejtë sa më ska!

Por, largimi nga politika, mos marrja pjesë në zgjedhje apo votimi i pavlefshëm, mban në fuqi trustin politiko-ekonomik më të rrezikshëm që quhet rilindje.

Nga ana tjetër të shpresosh se ?armiqtë e brendshëm? të Trustit do ta përmbysin atë, do të thotë të rilindësh vetë rilindjen!

Duhet ta kemi të qartë këtë gjë.

Çdo votë e mos hedhur ose e dëmtuar është plus dy për Rilindjen.

E di shumë mirë që partitë e opozitës janë për t?u kritikuar në mënyrë ulëritëse. Jam krejt dakort me çdo kritikë duke i shtuar edhe kritikën time madje.

Por zgjidhja nuk është largimi apo bojkoti.?-vijon ai.

Ndër të tjera, ish-ministri thekson se bojkoti e mosvotimi dëmtojnë rëndë demokracinë.

?Ka ardhur puna që të kuptojmë se duke mos votuar nuk dëmtohet opozita, por demokracia!!!

Edhe një palë zgjedhje si ato të fundit, varrosin përfundimisht çdo shenjë demokracie.?-shprehet Manjani.

Ndërsa, në fund të shkrimit ai theksonse se ?Rilindja? do të bëjë gjithçka për të mbajtur pushtetin, ndaj sipas tij duhet të mbrojmë demokracinë.

?Rilindja është e qartë në ftesën e saj: o me ne ose do tu mbyllim gojën dhe shuajmë dritën. Ata nuk durojnë më jo veprim, por as fjalë kundër tyre.

Ndaj duhet të mbyllim hundët dhe të dalim të votojmë. Cfarë do votimesh të bëhen këtë vit!

Më mirë të mbyllim hundët sot sesa të na mbyllin edhe gojën nesër!

Ky është viti 2019!

Që ta kalojmë gëzuar duhet të mbrojmë demokracinë pluraliste…?-shkruan ish-ministri i Drejtësisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga