LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ujrat e zeza “përmbytin” stacionin e trenit

13 Janar 2019, 18:41, Aktualitet CNA
Ujrat e zeza “përmbytin” stacionin e trenit

Me një urdhër të Drejtorisë së Përgjithëshme të Hekurudhave stacioni tradicional i trenit në Durrës nuk do të funksionoj si i tillë por do të zhvendoset në Shkozet. Shkak për këtë janë bërë punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza e atyre të larta, që nisin nga shëtitorja ?Taulantia? deri në impiantin e përpunimit në Shënavlash.

Burimet nga Durrësi thanë për CAN.al  se, punimet janë pjesë e një investimi me vlerë 4.2 milion euro, kredi e Bankës Botërore dhe përfundimi i tyre i jep zgjidhje përfundimtare derdhjes së këtyre ujrave, jo më në det. Por edhe përmbytjes së rrugëve për të cilat qyteti bregdetar është proverbial.

Momentalisht punimet kanë mbritur pranë stacionit të trenit dhe kjo ka imponuar bllokimin e funksionimit të tij deri në përfundim të punimeve.

Burime të Drejtorisë e kanë konfirmuar dhe zyrtarisht lajmin duke sqaruar se në ketë zhvendosje nuk do të ketë ndryshim të orareve të lëvizjes së trenave, ndërsa është vënë në dispozicion të udhëtarëve një furgon qëdo të mundësoj lëvizjen e tyre nga Durrësi në drejtim të stacionit të Shkozetit dhe kthim./CNA.al

Lajmet e fundit nga