LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U ndje keq gjatë shërbimi/ Vdes punonjësi i policisë

13 Janar 2019, 07:19, Aktualitet CNA
U ndje keq gjatë shërbimi/ Vdes punonjësi i policisë

Një nga punonjësit e Policisë Kufitare në Sarandë është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në skafin ku ndodhej në shërbimi. Mësohet se polici që ka humbur jetën është shtetasi Ilirjan Goga, 63 vjeç.

Bëhet me dije se 63-vjeçari është ndjerë keq gjatë orarit të punës dhe është nisur për spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë që të mbijetojë deri atje dhe ka mbërritur i vdekur.

Ndërkohë nga policia është duke u punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga