LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Gratë me fundshpinë të madhe janë më inteligjente

13 Janar 2019, 21:35, Aktualitet CNA
Studimi/ Gratë me fundshpinë të madhe janë më

Një studim i Universitetit të Oxford-it  ka zbuluar se gratë me fundshpinë të bollshme janë më inteligjente se të tjerat si dhe më rezistente ndaj sëmundjeve.

Për shumë vite specialistët e shëndetit publik kanë punuar për të ulur nivelin e obezitetit, por për disa persona gjenetikisht të bekuar, pesha e tyre trupore nuk është shumë e rëndësishme.

Sipas këtij studimi, personat që kanë pak dhjamë të tepërt të depozituar në kofshë dhe të ndjenjura, jo vetëm që kanë peshë ekstra, por kanë edhe një shtresë mbrojtëse kundër sëmundjes së diabetit, problemeve me zemrën si dhe problemet që kanë të bëjnë me obezitetin.

Sipas këtij studimi personat që kanë trupin në formën e dardhës janë shumë më të shëndetshëm se të tjerët. Ata pësojnë më pak atake-kardiake dhe referuar statistikave vuajnë më pak nga diabeti./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga