Connect with Us

Sherri me Agron Llakajn/ Rudina Dembacaj: “Vetëm për këtë arsye mund ta ftoja në emision!”

Aktualitet

Sherri me Agron Llakajn/ Rudina Dembacaj: “Vetëm për këtë arsye mund ta ftoja në emision!”

Publikuar

-

Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj u largua para disa vitesh nga “Al Pazar”, pas një mosmarrëveshjeje me Agron Llakaj, drejtuesin e emisionit. Ky debat bëri një bujë të madhe në media, por asnjëherë s’u bë e ditur arsyeja e tij.

E ftuar dje në “Thumb”, Rudina Dembacaj është pyetur nga Aulona dhe Fatma nëse do e ftojë ndonjëherë Agronin në emisionin e saj. Moderatorja thekson se për asnjë lloj arsye s’do e ftonte dhe se nuk e shkelte dinjitetin e saj.

“Nuk do e bëja as për miliona lekë, por vetëm nësë do bëhej fjalë për një sukses për të gjithë jetën, dhe në këtë rast do e ftoja me shumë vështirësi.”- shprehet ajo.

Sipas Agronit, Rudina u largua për shkak të angazhimeve familjare, por kjo e fundit e përgënjeshtroI këtë lajm duke u shprehur se Agroni gënjën dhe se ata të dy nuk janë më miq, duke na lënë kështu të kuptojmë se shkak i largimit të saj ka qënë vetë ai.

LEXO EDHE:  Sherr mes Encës dhe gazetares/ Reagon motra e këngëtares

Pas kësaj eksperience aktorja moderon një emision të vetin “Mos i fol shoferit”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Lëvizje në rang drejtorësh në Policinë e Shtetit/ Ardi Veliu firmos disa ndryshime

Publikuar

-

Nga

Lëvizje në rang drejtorësh në Policinë e Shtetit/ Ardi Veliu firmos disa ndryshime

Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në radhët e drejtuesve.

Mësohet se Ardit Elmazi është emëruar shef komisariati në Ersekë, ndërsa Ylli Doda ka marrë drejtimin e komisariatit nr. 6 në Tiranë.

Gjithashtu ka ndryshuar edhe shefi i komisariatit të Maliqit.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kreu i SPAK iu bashkohet politikanëve në Lalëz/ Arben Kraja, ish- hetuesi i diktaturës në luks

Publikuar

-

Nga

Kreu i SPAK iu bashkohet politikanëve në Lalëz/ Arben Kraja, ish- hetuesi i diktaturës në luks

Struktura e Posaçme Antikorrupsion, institucion i prodhuar nga reforma në drejtësi dhe i mbështetur nga Ambasada Amerikane në çdo aspekt,  deri më tani nuk ka dhënë ndonjë rezultat.

Kreu i këtij institucioni Arben Kraja, i përfolur për të kaluarën, në lidhje me kohën e diktaturës, dyshohet se ka dështuar të japë rezultate. Pra vetëm u prodhua një institucion dhe drejtimi u la në duar të së kaluarës.

Kujtojmë se Arben Kraja, është lakuar dhe akuzuar më herët në media si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, në kohën e diktaturës.

Ka qenë Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit  që ka konfirmuar se kreu i SPAK, Arben Kraja ka qenë hetuesi i komunizmit.

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se, shtetasi A.K. ka qenë me detyrë hetues në Hetuesinë e Rrethit Shkodër në vitin 1990, pra përpara datës 2 korrik të vitit 1991, që është edhe fushëveprimi i ligjit mbi bazën e të cilit vepron Autoriteti. Nga përmbajtja e dokumentacionit që ndodhet në arkivat tona rezulton se z. A.K., ka hetuar një çështje penale në ngarkim të dy të pandehurve për kalim të paligjshëm kufiri në bashkëpunim”, deklaronte më herët në rrugë zyrtare Autoriteti i Dosjeve.

Pikëpyetjet mbi të cilat kaloi Vettingun

Arben Kraja në KPK

Arben Kraja, e ka kaluar procesin e Vettingut, edhe pse ekzistonin një sërë pikëpyetjesh.

Kraja doli para Komisonit të Pavarur të Kualifikimit më 13 Dhjetor të 2018 me pasuri milionëshe nga Tirana, në Shkodër deri në Gjirin e Lalzit.

Në deklarimin fillestar atë të vitit 2003, pasuria e prokurorit Kraja shkonte deri në 3 milionë lekë.

Ndërsa pas 14 vitesh, pra deri në 2017, kohë para se të dilte në Vetting, pasuria e tij kapte vlerën e 27.4 milionë lekëve.

Pra me një rritje të pasurisë mbi 9 herë që nga viti 2003.

LEXO EDHE:  Sherr në një lokal në Elbasan/ Dy të lënduar

LEXO EDHE:  Video- “Ti je shpifarak me pagesë/ Kastriot Myftaraj zihet keq me Ilir Demalinë

Kraja rezulton të ketë dy banesa, një në Shkodër trashëgimi nga prindërit dhe një në Tiranë.

Bëhet fjalë për një shtëpi në Shkodër me sipërfaqe 117 m2 dhe truall 542 metra katrorë të përfituar përmes trashëgimisë. Si dhe një apartament në Tiranë me vlerë 56 mijë euro.

Me datë 02.10.2017, Kraja ka blerë apartament banimi në një kompleks pranë Gjirit të Lalëzit, me vlerë 130,000 euro.

Kontratë sipërmarrje datë 02.10.2017 të lidhur me një shoqëri për porositje të një ambjenti banimi në një kompleks në Gjirin e Lalëzit, marrë së bashku me bashkëshorten me pjesë takuese 50% secili. Është likuiduar për vitin 2018 shuma 72 000 Euro, datë 19.09.2018 vlera 10 000 Euro dhe datë 21.12.2018 vlera 62 000 Euro dhe ka mbetur gjendja e detyrimit kundrejt shoqërisë në vlerën 43 000 Euro”, thuhet në deklaratën e pasurisë së vitit 2018.

Pra politikanëve të Lalzit u është bashkuar dhe Kraja, çka tregon se nuk ka pasuri dosido se jo çdo qytetarë i Republikës së Shqipërisë, mund të blejë një apartament në resorte turistike të Lalzit.

Sipas të dhënave të Open Spending Albania, rezulton se drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe bashkëshortja e tij, e cila punon në Bankën e Shqipërisë i kanë të ardhurat vjetore mbi 50 mijë USD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Hapja e negociatave për Tiranën dhe Shkupin/ Brukseli: Duhet një sinjal pozitiv

Publikuar

-

Nga

“Hapja e negociatave për Tiranën dhe Shkupin/ Brukseli: Duhet një sinjal pozitiv

Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Maros Sefcoviç ka kërkuar nga shtetet anëtare që të japin ‘dritën jeshile’ për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një konference për media ai shton se nëse këto konferenca do të zhvilloheshin në presidencën portugeze do të ishte një sinjal pozitiv për Ballkanin.

“Mendoj se shteti i së drejtës do të jetë parametri kryesor për negociatat dhe duhet të dërgojmë një sinjal pozitiv për Ballkanin dhe më i miri do të ishte ti zhvillonim këto konferenca në presidencën portugeze” deklaroi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE