LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia i zë në befasi/ Dy të arrestuar për bastet sportive

13 Janar 2019, 15:53, Aktualitet CNA
Policia i zë në befasi/ Dy të arrestuar për bastet sportive

Policia e Tiranës  po vijon kontrollet në të gjithë qarkun në bazë të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë këtyre kontrolleve janë konstatuar 2 subjekte me aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Për këtë arsye, dy persona janë proceduar penalisht.

Sipas Policisë, hetimet kanë nisur për A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale ?Organizimi i llotarive të palejuara? pasi në rrugën ?Todi Shkurti? në subjektin e tij iu gjet një paisje kompjuterike që përdorej për lojëra fati si dhe  I. A., për veprën penale ?Organizim i palejuar i lojërave të fatit pasi në rrugën ?Konferenca e Pezës? në subjektin e tij u konstatuan 14 shtetas duke luajtur poker

Policia njofton se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor./CNA.al

Lajmet e fundit nga