Connect with Us

Nga Armand Shullaku/Akti i Ilir Metës nuk mjafton, duhet shumë më tepër

Aktualitet

Nga Armand Shullaku/Akti i Ilir Metës nuk mjafton, duhet shumë më tepër

Publikuar

-

Këto ditë të krizës së madhe president- kryeministër, “dashnorë” të Kushtetutës dhe nevojtarë të përhershëm të pushtetit, janë përfshirë në një debat argumentash mbi të drejtën e kreut të shtetit për të refuzuar ose jo dekretin për një anëtar të qeverisë. Diskutime e ligjërime mbi kompetencat e presidentit në një republikë parlamentare, nuancat juridike mes dekretit të shkarkimit dhe atij të emërimit, krahasime proceduriale gjithfarësh nga vendi dhe bota, të krijojnë idenë se bëhet fjalë për një konflikt institucional në Britani, SHBA apo Francë, ku pushtetet janë qartësisht të ndara, ku demokracia parlamentare funksionon pa të meta, ku qeveria nuk i kalon vijat e kuqe dhe ku gardianët e saj vigjëlojnë në emër të qytetarëve ndaj çdo shkelje apo abuzimi.

Të gjykosh aktin e Ilir Metës në një kontekst të tillë të pastër teorik e juridik, refuzimi i tij mund të jetë nonsens në një republikë parlamentare, por ta ndalësh kufirin e diskutimit deri këtu, është të mbyllësh sytë përballë krizës reale në të cilën gjendet vendi. Krizës së sistemit të demokracisë përfaqësuese, që me Edi Ramën po degradon rrezikshëm.

Të bërtasësh për shkeljen që presidenti po i bën Kushtetutës me refuzimin e një ministri dhe të heshtësh ndaj shkeljeve flagrante që i bëhen çdo ditë ligjit, të drejtave të qytetarëve, lirisë së fjalës, pasurisë publike e asaj private, ngjan me një karikaturë qesharake të peisazhit social që jetojmë çdo ditë.

Diskutohet për shkelje të Kushtetutës, në të vetmin vend në Europë që nuk ka një Gjykatë Kushtetuese. Në një vend ku drejtësia në përgjithësi nuk funksionon, ku prokurori i përgjithshëm zgjidhet vetëm me votat e shumicës dhe mbyll sytë e veshët karshi abuzimeve që u vjedhin çdo ditë shqiptarëve paratë dhe shpresën.

Flitet për procedura juridike, në një kohë kur grabitje të pronës publike bëhen me ligje të veçanta që i kritikon dhe vetë BE, ku PPP dhe konçensione shpërndajnë në duart e një grushti njerëzish pasurinë e 3 milion të tjerëve dhe asksush nuk është në gjendje t’i ndalë. Ku shkelet e drejta e të paturit të një strehe duke shembur shtëpitë e të pafuqishmëve dhe duke ngritur kullat e pushtetit, ku nëpërkëmbet ligji i paprekshmërisë së universiteteve dhe studentët rrihen nga policia.

Analizohet efekti i një dekreti mbi demokracinë tonë hibride, ndërkohë që vota e popullit është marrë peng nga listat e kryetarit që cakton si përfaqësuesit më të lartë të tij, banditë, kriminelë, injorantë dhe dallkaukë, nga Kuvendi (i republikës tonë që qënkërka parlamentare) deri tek bashkitë e komunat (që qënkërkan të decentralizuara).

LEXO EDHE:  Avokat Ngjela/ SHBA goditje të ashpër Edi Ramës

Quhet skandaloz akti i presidentit për këtë republikë, ku kemi parë ministra që akuzohen si pjestarë të organizatave kriminale dhe mbrohen nga kryeministri, të zgjedhur lokalë e qëndrorë që dënohen si maniakë seksualë, përdhunues e deri vrasës dhe vazhdojnë të jenë pjesë e oborrit të pushtetit. Republika e Rilindjes ndihet e lënduar nga qëndrimi i kreut të shtetit, por vetë ka marrë peng të ashtuquajturën demokraci liberale duke ekzekutuar konkurrencën e lirë, duke kontrolluar drejtësinë, duke tentuar t’i mbyllë gojën shtypit, duke varfëruar vendin dhe pasuruar kupolën, duke i privuar shqiptarët të jetojnë me dinjitet njerëzor në shtëpitë e tyre.

Në Shqipëri, trupat e ndërmjetëm mes qytetarëve dhe pushtetit, që mund të garantonin një lloj kontrolli të të parëve mbi të dytin, nuk ekzsitojnë më. Sindikata e shoqëri civile, jo se jo, por tashmë janë eleminuar edhe vetë partitë politike si aktore të ndërmjetme mes zgjedhësve dhe qeverisë. Organizata e Rilindjes e ka asgjesuar Partinë Socialiste dhe manifestimi më i mirë i kësaj ishte ajo që ndodhi së fundmi me ndryshimet në qeveri. E drejtë kushtetuese e kryeministrit do të thoshte dikush prej nevojtarëve. Po, e drejtë e kryeministrit që e aplikuar pa asnjë filtër kontrolli, llogaridhënie e transparence, çon në emërimin e kukullave të panjohura dhe të shkëputura thuajse krejtësisht nga përfaqësimi i atyre që votojnë dhe pa asnjë përgjegjësi direkte ndaj qytetarëve. Qoftë edhe për t’i vënë një pengesë këtij sistemi sulltanati, refuzimi i Ilir Metës është një shkelje e bukur e Kushtetutës së bërë leckë.

Përballë një pushteti të tillë, kundërvënia me një dekret është gjëja më e paktë që mund të bëhet. Në një vend me qytetarë më të angazhuar dhe një opozitë të lirë, me siguri që do bëhej shumë më tepër. Përballë një pushteti të tillë, nuk ka asnjë vlerë respektimi i normave kushtetuese përsa kohë që për pushtetin nuk ka vlerë respektimi i të drejtave të shtetasve të tij. Ndaj një regjimi që e tejkalon të drejtën që i jep vota, reagimi i çdo institucioni apo pushteti tjetër ende të pakapur, për ta frenuar atë, është legjitim. Reagimi i Ilir Metës është një akt që nuk mjafton./ Lapsi

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Gjermani/ Greva për mbrojtjen e klimës në prag të zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në grevën globale për klimën Fridays for Future synoi rritjen e trysnisë Gjermani në prag të zgjedhjeve parlamentare (26.09) Politika e mbështeti atë, por shoqata e arsimtarëve e kritikon braktisjen e mësimit.

Nën moton “Të gjithë për klimën” në mbarë botën të rinj dhe mbështetës të lëvizjes morën pjesë në grevën globale në rrugë për mbrojtjen e klimës. Vetëm në Gjermani, sipas organizatorëve, janë zhvilluar manifestime dhe demostrata në më shumë se 470 sheshe.

Në pankartat me mbishkrimet “Ne jemi të rinj dhe na duhet bota” kryesisht të rinjtë e lëvizjes Fridays-for-Future donin të tërhiqnin vëmendjen duke bërë të qartë, se “kriza e klimës është problemi më i madh i këtij shekulli” dhe se “koha nuk pret për të parandaluar dëmet e pariparueshme që shkakton ngrohja e planetit”. Ky ishte aksioni i tetë mbarë botëror i Fridays for Future që nga viti 2019.

Protestës iu bashkuan edhe organizata të shoqërisë sivile si shoqatat për mjedisin apo kishtare, sipas të dhënave të lëvizjes Fridays for Future. Gjithashtu mbi 4000 sipërmarrje kanë premtuar mbështjen e tyre.

Manifestimet më të mëdha u zhvilluan në Hamburg, Freiburg, Këln e Berlin. Vetëm në Berlin policia bën fjalë për një numër pjesëmarrësish në disa dhjetra mijë vetë të mbledhur përreth kuartierit qeveritar. Vet organizatorët thonë se kanë protestuar rreth 100.000 vetë. Në mbarë federatën pjesëmarrja në protesta, sipas tyre, ka qenë rreth 620.000 vetë.

Kërkesa kryesore e aktivistëve janë masat më të forta në mbrojtje të klimës, për ta kufizuar në rreth 1,5 gradë Celsius ngrohjen globale. Kjo normë i përgjigjet objektivit të Marrëveshjes për Klimën të vitit 2015 në Paris.

“Asnjë parti nuk e ka normën 1,5 gradë në program”

Greva për klimën para zgjedhjeve parlamentare kishte edhe një qëllim, që të rritet trysnia ndaj partive, në mënyrë që ato të aktivizohen ndaj krizës s ëklimës. Gjermania vitet e fundit në mënyrë të përsëritur nuk ka mundur t’i arrijë synimet e veta konform marrëveshjes për uljen e emisioneve të dioksdisit të karbonit që ndikon në krijimin e efektit serë në atmosferë.

Debati televiziv i kandidatëve kryesorë të enjten n ëmbrëmje tregoi, se “partitë flasin për 1,5 gradë, por asnjëra prej tyre nuk e ka të formuluar këtë objektiv në programin e vet”, shkruan dega në Gjermani e Fridays for Future në një thirrje për protestë të postuar në Twitter.

“Politika injoron paralajmërimet e shkencës edhe në vitin 2021, por nukmund të na injorojë ne që dalim në rrugë”, tha aktivistja Luisa Neubauer nga seksioni gjerman i kësaj lëvizjeje. Periudha e ardhëshme legjislative në sfondin e masave të domosdoshme për klimën “nuk është thjeshtë një periudhë katër vjeçare, që bëhet politikë”, tha Neubauer. Vendimet, që merren, duhet të kenë efekt ndaj “dekadave të ardhëshme”.

LEXO EDHE:  Denoncimi i PD/ Ilir Meta masakronte demokratët dhe vidhte votat

LEXO EDHE:  Avokat Ngjela/ SHBA goditje të ashpër Edi Ramës



Carla Reemstma nga Fridays for Future Gjermani, i tha DW-së, se kriza e klimës deri tani nuk është trajtuar si një krizë e mirëfilltë nga politika. “Shumica e partive politike në vend që ta bëjnë këtë e nxisin edhe më shumë këtë krizë me ndërtimin e centraleve të reja, autorstradave apo linjave të reja naftësjellëse”, tha Reemstma.

Greta Thunberg

Në Berlin nismëtarja e lëvizjes, suedezja Greta Thunberg deklaroi, se: “Kriza e klimës nuk mund të zgjidhet vetëm me politikë partiake. Edhe ne duhet të jemi qytetarë aktivë demokratë dhe të dalim në rrugë e të kërkojmë të merren masat e duhura.” Gerta Thunberg e quajti Gjermaninë si ndër mëkataret e mëdha, e katërta në rend, sa u përket emisioneve CO2 në atmosferë.

Kandidati socialdemokrat për kancelar Olaf Scholz e vlerësoi të drejtë protestën për më shumë mbrojtje ndaj kilmës. Scholz shkruan në Twitter, se është mirënjohës për angazhimin e Fridays for Future.

Kandidatja e ekologjistëve për kancelare Annalena Baerbock në prag të një demonstrate në Këln hyri në bisedë me aktivistët e mjedisit.

Kandidati krisitiandemokrat për kancelar Armin Laschet iu drejtua me një video-mesazh protestuesve të Fridays for Future. Sipas tij, është e qartë, që Gjermania duhet të jetë më e shpejtë dhe më mirë e angazhuar për mbrojtjen e klimës. Qëllimi është, sipas Laschet, që në mbarë botën sa më shpejt të arrihen objketivat për klimën. Kjo është një detyrë që mund të zgjidhet në nivel global.

Shoqata e mësuesve tërheq vëmendjen për detyrimin për t’u paraqitur në mësim duke e kritikuar bojkotimin e mësimit për protestë nga Fridays for Future. Detyrimi për shkollën njuk duhet të shfuqizohet për aksiione politike, tha për mediat presidenti i shoqatës së arsimtarëve Heinz-Peter Meidinger. Sipas tij në rast të kundërt cënohet neutraliteti i shtetit, që është përgjegjës për funksionimin e shkollave.

Protest për më shumë mbrojtje të klimës zhvillohen në mbarë botën.

Lëvizja Fridays for Future u themelua përpara dy vjetësh. Duke ndjekur shembullin e nxënëses suedezs Thunberg në mbarë botën u organizuan greva nëpër shkolla, për të tërhequr vëmendjen, se koha nuk pret për të shmangur dëmet e parikuperushme që shkakton kriza e klimës për planetin. Në shtator 2019 u zhvilluan demonstrata masive në mbarë botën, sipas organizatorëve atëherë dolën në protestë rreth 1,4 milionë njerëz vetëm në Gjermani./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpërthimi i vullkanit në “La Palma”/ Shkatërrohen 400 ndërtesa, evakuohen edhe 3 qytete

Publikuar

-

Nga

400 ndërtesa janë shkatërruar deri tani nga shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll të La Palma.

Autoritetet kanë evakuuar tre qytete të tjera, si Tajuya, Tacande de Abajo dhe një pjesë të Tacande de Arriba.



Shërbimet e urgjencës fillimisht u thanë banorëve që të qëndronin brenda për të shmangur renë e dendur të hirit dhe fragmenteve të lavës që barten në ajër. Por më pas urdhëruan evakuimin për shkak të rrezikut të shtuar nga shpërthimet.

LEXO EDHE:  Protestat e janarit/ Basha takim me vlonjatët

LEXO EDHE:  Protestat e janarit/ Basha takim me vlonjatët

Që kur shpërtheu të dielën, vullkani Cumbre Vieja ka nxjerrë jashtë mijëra tonë lavë, ka shkatërruar qindra shtëpi dhe ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve. Deri më tani nuk ka pasur të lënduar mes qytetarëve , por rreth 15 për qind e plantacioneve me banane që janë jetësore për ekonominë e ishullit mund të jenë në rrezik.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas dënimit të Adriatik Llallës/ Rama për mediat franceze: Pandëshkueshmëria nuk është më një normë në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas dënimit të ish prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nga apeli i GJKKO me dy vite burg, kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median e njohur franceze, Tv5 Monde, është shprehur se pandëshkueshmëria nuk është më një normë në Shqipëri.

Rama thekson se fakti që para gjykatave po dalin njerëz me pushtete të forta dhe po dënohen, tregon se Shqipëria po bën një luftë të hapur kundër korrupsionit.



Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës; së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti  po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE