Connect with Us

Lleshaj “sulmon” politikën/ Reagon PD

Aktualitet

Lleshaj “sulmon” politikën/ Reagon PD

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike ka reaguar pas sulmeve të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt nga ceremonia e 106-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së Ervin Salianji ka shkruar se kur qëndron pas kryeminsitrit Edi Rama është normale të zgjedhësh të jesh palë me krimin.

“Lleshaj, Zhvejku i Ramës jo ushtari i Republikës!

Kur je pupaci i shefit, zgjedh pa problem të kesh partner krimin, jo studentët, zgjedh interesin personal për pushtet tê KM dhe jo Kushtetutën dhe ligjin!”-tha ai.

Më tej, deputeti demokrat ka renditur dy ngjarjet e fundit si vjedhja në Durrës dhe ngjarja në Fushë-Krujë dhe vrasja makabre në Elbasan.

“Në Durrês bandat plaçkisin shtëpinë e biznesmenit dhe i marrin peng edhe fëmijën

Në Fushë-Krujë, pak km larg aeroportit të vetëm, maskat dalin duke terrorrizuar dhe plaçkitur në mes të rrugës.

Dy gra aksidentohen me vdekje, pêr shkak të mungesës së sinjalistikës, qindra familje të tjera anembanê Shqipërisë jetojnë nën terrorrin dhe vjedhjet e bandave!

LEXO EDHE:  Përplasje për bonusin e pensionistëve/ ‘Gjysma e gjelit’ zbret në Komisionin e Ekonomisë

Grupet më të fuqishme kriminale vazhdojnê të qetë aktivitetin!

3 të vrarë në Elbasan në atentat mafioz!”-shkruan ai.

Salianji shton se Llëshaj vetëm hesht,pasi shqetësimi i tij sipas demokratit është vetëm dhuna dhe terrori psikologjik i studentëve.

“Ai që hesht është pupaci i Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme.

Shqetësimi kryesor i Sandër Lleshajt është dhuna dhe terrorri psikologjik ndaj studentëve protestues.

Është ministri që do të mbahet mend si urdhëruesi i pushtimit policor të Univeristeteve, duke ia kaluar edhe Hekuran Isait të diktaturës!”-vijon deputeti.

 

Në fund të shkrimit, deputeti i PD-së thekson se në demokraci politikani ka frikë ligjin, ndrësa ministri i Brendshëm sipas tij ka zgjedhur të jetë dembeli i kreut të qeverisë.

“Në demokraci, politikani ka frikë ligjin dhe qytetarët, ministri i brendshëm i republikës duhet të kujdeset për rend dhe siguri, duke nisur nga sigurimi i protestës së qetë të studentëve.”

Lleshaj ka zgjedhur të jetë Zhvejku i Ramës dhe jo ushtari i Republikës!”-shprehet Ervin Salianji./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Do rikthehem me kryeministrin”/ Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku  ka inspektuar sot punimet në “Urën e Llogarasë”.

Sipas saj puna ka ecur me ritme të kënaqshme.

 “Për mua është një ditë e shënuar, makineritë janë të gjitha në punë. Kemi një formacion që na jep shpresa që punimet mund të ecin shumë mirë tani e në vazhdim. Kompania fituese ka pasur dizajnin më të mirë të mundshme.  Ajo nuk është zgjedhur vetëm për funksionin, pro edhe për dizajni e veçantë. Duke dalë nga tuneli të gjitha automjetet do të hasen me urën e vetme të varur në Shqipëri.”, është shprehur Balluku.

LEXO EDHE:  Demokratët nuk mund t’ia lënë opozitën Ilir Metës

LEXO EDHE:  Demokratët nuk mund t’ia lënë opozitën Ilir Metës



Më tej, ministrja tha, se në fund të shkurtit tunelin do ta vizitojë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

“Kemi një plan për tu kthyer në fund të shkurti me kryeministrin për të bërë një vizitë mbikëqyrëse. nëse do të ketë progres, do të preferonim të kishim një vizitë edhe në pjesën jugore.”, tha Balluku.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS shkresë KQZ

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor  shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shkresamban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.



Sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta, me 6 Mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki, në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rrogozhinë e Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ambasadat shqiptare në 5 shtete ”mbyllin” dyert/ Zbardhen shkaqet

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë duhet të dinë qytetarët që shkojnë në Itali

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

LEXO EDHE:  Basha tradhëtoi sërish/ Tani të presim detajet e marrëveshjes

LEXO EDHE:  “Do ia fus gishtin në sy”/ Aktori i njohur paralajmëron luftë

“Në raste emergjencash, lutem kontaktoni  në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617



Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’iu përgjigjur qytetarëve në kohë reale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE