LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krasniqi "u nxjerr bojën" politikanëve/ Po amnistojnë abuzimet e njëri-tjetrit

13 Janar 2019, 14:13, Aktualitet CNA
Krasniqi "u nxjerr bojën" politikanëve/ Po amnistojnë

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi në një postim në rrjetet sociale ngre disa pyetje në lidhje me qëndrimin ende në pushtetet të 2, 3 apo 4 emrave.

?Si është e mundur që shoqëri si tonat mbeten 20-30 vjet peng të 2-3-4 emrave, i riciklojnë ata, i votojnë ata, nënshtrohen para tyre, sundohen prej tyre? ?-shprehet ai.

Më tej, Krasniqi përsëri pyet se si ka mundësi që kjo gjë ndodh, kur përcaktuesit e fituesve janë brezi i viteve 1997-1999.

?Brezat që lidhën në vitet 1997-1999 janë sot votuesit që përcaktojnë fituesit politikë në Tiranë e Prishtinë. Si është e mundur që kjo gjeneratë e re pranon të mbetet peng i gjeneratës që bashkë me ëndrrat e prindërve të tyre, është e gatshme tu grabisë edhe ëndrrat e fëmijëve të tyre??-vijon ai.

Ndër të tjera, kreu i ISP-së theskon se  këta persona grinden vetëm për ndarje pushteti dhe për grabitje, pasi sipas tij ata kjanë kundër demokracisë funksionale apo shtetit të së drejtës.

?Shikoni si grinden, ndërsa bëjnë sikur flasin për politikë, shtet, ndarje pushteti, ligj, tani janë bërë edhe patriotë të madhej, – kur në fakt ata kanë qenë e janë konsensualë në ndarje pushteti e abuzim me të, kanë qenë e janë konsensualë në grabitjen e pronës publike dhe me listën e oligarkëve mbështetës, kanë qenë e janë konsensualë në barrierat kundër zgjerimit të demokracisë në parti, në politikë dhe në shoqëri, – kanë qenë e janë konsensualë në amnistimin e njëri tjetrit dhe kundër demokracisë funksionale apo shtetit të së drejtës…..?-mbyll shkrimin e tij Afrim Krasniqi./CNA.al

Lajmet e fundit nga