LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Friends” ka përfunduar, por aktorët e serialit vazhdojnë të paguhen ende edhe sot

13 Janar 2019, 09:53, Lifestyle CNA
“Friends” ka përfunduar, por aktorët e serialit

Seriali ? Friends? është mbyllur prej 15 vjetësh, por mbetet një prej produksioneve më popullore të të gjitha kohërave dhe sërish mjaft i kërkuar.

Ai vazhdon të sjellë fitime gjigande, e prej kësaj nuk fiton vetëm Warner Bros, por edhe aktoret që luajnë në rolet kryesore. Në një moment të caktuar kur transmetohej ende seriali, ata kanë fituar secili një milionë dollarë për episod.

Epo, ata fitojnë akoma edhe sot e kësaj dite, edhe pse seriali ka përfunduar që në vitin 2004.

Në bazë të kontratës, 6 protagonistët marrin në vazhdimësi 2% të fitimeve, dhe nisur nga fakti që ai gjeneron në mënyrë të përvitshme 1 miliardë dollar në vit, çdo aktor pasurohet për vit me 20 milionë dollarë.

Kësaj i thonë të punosh një herë për gjithë jetën.

Lajmet e fundit nga