Connect with Us

Edi Rama nxjerr pamjet e rrugës së re/ Qytetarët “e masakrojnë” me komente

Aktualitet

Edi Rama nxjerr pamjet e rrugës së re/ Qytetarët “e masakrojnë” me komente

Publikuar

-

Tepsia e Edi Ramës e gjitha për rilindasit

Qytetarët kanë “masakruar” kryeministrin Edi Rama në rrjetet sociale, pas postimit nga ky i fundit të një video ku shfaqet nga lat rruga e re Qafë Thanë – Lin – Pogradec – Qafë Plloçë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje magjepsëse të rrugës së re Qafë Thanë – Lin – Pogradec – Qafë Plloçë nën dëborë, ju uroj një të dielë të bukur”- shkruan Rama.

LEXO EDHE:  “Punonjësit e Kamzës goditën Nikollën”/ Mziu i përgjigjet Ramës

Ndërsa, qytetarët i kanë bërë thirrje që t’i lërër reklamat sikur është në Zvicër,por të shkojë të hapë rrugët.

Një tjetër qytetar, në mënyrë ironike, i ka thënë Ramës se me veprat e tij ia ka kaluar edhe diktatorit Enver Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrohen 8 pako me heroinë/ Policia jep detaje nga operacioni antidrogë në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kështjella”.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kështjella”.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale.

LEXO EDHE:  Fotot ekskluzive – Plas skandali/Ben Blushi “shitet” tek Rama, në pazar me Endri Fugën?!

LEXO EDHE:  “Punonjësit e Kamzës goditën Nikollën”/ Mziu i përgjigjet Ramës

Operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera dhe në përfundim të tij policia do japë informacionin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Procesi mësimor në shkolla/ Ministrja zbulon “skenarin” që do të ndiqet

Publikuar

-

Nga

Procesi mësimor në shkolla/ Ministrja zbulon “skenarin” që do të ndiqet

Pas kërkesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që nëpër shkollat të zhvillohet mësimi mënyrë të kombinuar, online dhe në klasa, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se ky skenar i ri do të nisë më 1 dhjetor.

Sipas Kushit, klasa e parë deri tek klasa e pestë do të zhvillojnë mesimsi normalisht, nëpër  klasa. Gjithashtu ajo theksoi se edhe maturantët do të zhvillojnë mësimin nëpër klasa.

“Pas rekomandimit të djeshëm për zhvillimin e mësimit të kombinuar jam sot këtu për t’iu informuar rreth disa vendimeve. Duan të shpreh vlerësimin për punën në këto muaj të parë të vitit shkollor. Dini të tregoni se jeni hallkë e shëndetshme. Gjej rastin që për mësuesit dhe prindërit e tyre të prekur të ndaj urimin për shërim sa më të shpejtë. Ne kemi përgatitur dhe kemi bërë publike skenarët e mundshëm. Mbrëmë pas konsultimeve dhe orëve të gjata të punes kemi hartuar shtojcën për vitin 2020-2021 e cila është në faqen e Ministrisë.

LEXO EDHE:  “Qeratë nuk do të paguhen!”/Rama: Kush i kërkon me zor, do gjobitet me 5-fishin e vlerës

LEXO EDHE:  Përfundon mbledhja e dy qeverive/ Rama dhe Haradinaj në konferencë të përbashkët

Shkollat do kenë fleksibilitet në përzgjedhjen e orëve të kombinuar në varësi të kushteve të saj specifike. Gjatë kësaj periudhë do vazhdojë i njëjti program arsimor dhe orari mësimor që shkollat kanë tani. Çdo të premte shkollat do të raportojnë në zyrat arsimore dhe pastaj do të merret vendimi për çdo shkollë. Sipas këtij udhëzuesi klasat e arsimit fillor nga e para në të pestën dhe klasa e 123 do vazhdojnë normalisht mësim se deri tani. Ndërkohë klasat e tjera do bëjnë mësim kështu: Në javën tek, dy ditët e para në shkollë dhe tre ditët e tjera online, në javët çift ditët këmbehen. Në varësit të situatës së Covid-19 nëse ka rëndim të situatës mund të aplikohet skenari kur vetëm maturantët bëjnë mësim në shkollë ndërsa të tjerat online”, u shpreh Kushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Një vit nga tërmeti/ Si paraqitet gjendja sot në Durrës

Publikuar

-

Nga

Foto-Një vit nga tërmeti/ Si paraqitet gjendja sot në Durrës

Sot shënohet një vit nga tërmeti tragjik i 26 nentorit të vitit të shkuar.

26 nëntori i vitit të shkuar do të mbahet mend si një ditë e zezë për Shqipërinë, pasi tërmeti i fuqishëm i orëve të para të mëngjesit la pasoja tragjike. Si pasojë e këtij tërmeti u shuan 51 jetë e me mijëra persona mbetën në qiell të hapur. Dy zonat më të prekura dhe me më shumë viktima kanë qenë Durrësi dhe Thuma.

LEXO EDHE:  Rama e quan “Ylli Kadriu”/ Gazetari padit Kryeministrin

LEXO EDHE:  Rama “kërcënon” kryetarët e bashkive/ “Ka ikur koha kur luhej me dy porta”

Si paraqitet gjendja në Durrës një vit pas tragjedisë?

Më poshte po sjellim disa pamje nga gjendja e Durrësit ku shihet se në shumë ndëretasa vijojne punimet për rikonstruktimin e tyre. Një pjesë tjetër vazhdon të jetë po njësoj si dotën e tërmetit, të dëmtuara dhe rrënuara nga lëkundjet./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE