LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E quajti "Kadri"/ Zheji i kujton Ramës si erdhi në pushtet

13 Janar 2019, 13:41, Aktualitet CNA
E quajti "Kadri"/ Zheji i kujton Ramës si erdhi në pushtet

Gazetari Artur Zheji ka reaguar ndaj deklarartave që kryeministri Edi Rama bëri nga studio e emisionit ?Zonë e Lirë?.

Edi Rama e quajti Artur Zhejin ?Kadri?, epitet që përdor për disa prej emrave të medias shqiptare.

Po ashtu, nga ky emision Rama tha se Zheji mban një mbiemër të madh, por që nuk e ka trashëguar siç duhet.

Këto deklarata duket se kanë acaruar gazetarin, i cili ka reaguar ndaj ëtyre deklaratave të kreut të qeverisë.

Ai i ka kujtuar Ramës si ka arritur të vinte deri këtu  ku është sot, duke theksuar se ai u ngjit më anë të zvarritjes dhe lëpirje të hapura.

?Rama i ngjiti me zvarritje dhe lëpirje të hapura dhe të fshehta, të gjitha rrathët e Ferrit shqiptar të karrierës.

Dhe mbërriti më shumë se gjithkush, të hipnotizojë e të bindë në situatat më absurde, Nanon dhe Metën e madje edhe vetë Berishën?

Sepse Rama, është në të vërtetë, produkt politik i këtyre të treve sëbashku, e më pas, varrmihësi i tyre i pasionuar.?-shkruan ai.

Më tej, ai shton se sot situata është ndryshe pasi ka hyrë në lojë paraja e madhe

?Mirëpo sot, ka hyrë në lojë paraja e madhe dhe bursa e shitjeve dhe blerjeve me Para në dorë, në të cilën bursë, Rama, ndjehet i fortë dhe i pasur.

Sot fjalët e përkushtuara dhe kamaleontizmi, nuk shoqërohet thjesht me leje ndërtimi favorizuese në këmbim të votës, por sot flitet përmes sekserëve të super pasur, përmes aksioneve dhe transaksioneve të fuqishme në offshoret më të mëdha të votës.?-thotë ai.

Ndër të tjera, Zheji thotë se tashmë Rama është i tronditur nga fakti që kundërshtarët e tij politik ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta janë ende gjallë.

?Porse gjithsesi, ka ndodhur paralelisht një dukuri e re, ku Ramë ? Varrmihësi ka ngelur psikologjikisht i tronditur.

Konkurentët e tij politikë, Berisha apo Meta, nuk kanë vdekur dhe nuk mund të varrosen për së gjalli?-vijon ai.

Në fund  të shkrimit gazetari shprehet se Kryeministri çdo ditë e më shumë është duke u rrëzuar.

Sot Rama dhe jo thjesht kryeministri, është në rënie të lirë dhe po shndërrohet dita ditës në një materie të pariciklueshme, nga pangopësia e tij e pallogaritshme, e pafrenueshme dhe krejt prej një të sëmuri, që vuan nga uria e përhershme??- shkruan Artur Zheji./CNA.al

Lajmet e fundit nga